Për ta shkruar këtë artikull, mora shkas nga eventi i dorëzimit të çmimit “Jean Monnet”, organizuar nga BE-ja, ku u dëgjua gjuha angleze, maqedonase dhe serbe. Gjuhën shqipe, jo që nuk e përdori ambasadori Zhbogar (ai foli edhe serbisht), as përkthyesi zyrtar i ambasadës, por shqipen e ngratë nuk e përdori as kryetarja e nderit e Jurisë, gazetarja nga Tirana, Sonila Meço!
Nga Delvina Kërluku
Në këtë gërshetim ngjarjesh dhe gjendjesh të natyrave të ndryshme në Maqedoni, është vështirë të gjendet pikërisht ajo që kërkon vëmendje më parësore. Akoma më vështirë është të parashikohet rrjedha e këtyre në perspektivë. Rrokullisen njëra pas tjetrës si ortekët e borës që rrëshqasin nga majat e maleve. Për zgjidhje nuk bëhet fare fjalë. Janë bërë shumë. Natyrisht që shumica e lexuesve mendojnë se burimi i të gjitha problemeve në Republikën e Maqedonisë, është kriza politike.
Disa të tjerë kujtojnë se kriza i ka rrënjët te ekonomia e pazhvilluar. Një palë tjetër është e mendimit se kjo gjendje është pasojë e marrëdhënieve jo të shëndosha ndëretnike, ku shqiptarët janë komunitetit më i dëmtuar. Këtë gjykim e mbështesin te pabarazia politike, ekonomike, shëndetësore, arsimore, kulturore e tyre në shoqërinë aktuale. Duke mos pasur besim te partitë maqedonase, por edhe te partia që participonte në qeverisjen e vendit, popullata shqiptare mbështeti me gjithë forcën praninë e misioneve të ndryshme të Bashkimit Evropian në vendin tonë. Këtë e bëri e vetëdijshme, se këto misione nuk e kanë rolin vendimtar në zgjidhjen e problemeve, por me këshillat dhe mekanizma ndikuese, këtë situatë do ta bënin më të durueshme, më relaksuese.
Natyrisht që në këtë drejtim ka pasur edhe rezultate, por ne i konsiderojmë modeste, pasi jo gjithmonë kanë pasur sukses dhe, se jo gjithmonë kanë qenë konsekuente. Kanë kaluar nëntë vjet qyshkur Delegacioni i Bashkimit Evropian hapi zyrtarisht selinë në Maqedoni. E fokusuar kryesisht në monitorimin dhe harmonizimin e legjislacionit të vendit me kriteret juridike, ekonomike dhe politike me ato të BE-së, për të shtruar rrugën drejt anëtarësimit në BE, por edhe te strukturat e NATO-s. Natyrisht se shqiptarët nuk janë shkurt pamës as mosmirënjohës që të mos i evidentojnë ndihmat e gjithanshme që BE-ja, si përfaqësuese’ vlerave perëndimore, ia ka dhënë shoqërisë sonë. Ne jemi të vetëdijshëm për ndihmat e shumta ekonomike (përmes fondeve dhe kredive të buta) që ia ka akorduar Maqedonisë.
Jemi dëshmitarë se BE-ja ka kontribuar edhe në ruajtjen e stabilitetit të përgjithshëm (ekonomik, politik dhe të sigurisë) të vendit. Jemi mirënjohës për shanset që po na i jep për të rrugëtuar drejt anëtarësimit në familjen e saj të madhe perëndimore-demokratike. Megjithatë kontributi i BE-së në përmirësimin e raporteve ndëretnike, kemi përshtypjen, se nuk është në nivelin e dëshirueshëm, apo më mirë me thanë, në nivelin e kënaqshëm. Ka ngecje në barazinë ndëretnike, ose, më drejtë, ka pabarazi të theksuar në mes të popullatës maqedonase dhe asaj shqiptare. Këtu dua të ndalem tek pozita shumë inferiore e gjuhës shqipe në përdorimin zyrtar të saj. E dimë që këtë pozitë ia kushtëzon Ligji përkatës, të cilin e kanë votuar edhe deputetët shqiptarë. Arsyet pse është votuar si i tillë, ne nuk i dimë, por presim të na thonë votuesit.
Detyrim apo imponim nga pala tjetër, nuk besoj të ketë pasur, se ky imponim për pasojë do kishte largimin e partisë nga koalicioni. Por, kjo është një temë më vete dhe supozimet nuk zgjidhin gjë. Të fokusohem tek qëndrimi i BE-së në këtë çështje, pra në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni dhe si sillet ajo. Palët e konfliktit të 2001-shit, me prezencën e faktorit të jashtëm, edhe të BE-së, nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, me cilën i jepej fund konfliktit dhe duhej t’i vinte në binarë të mbarë marrëdhëniet e brishta e të prishura ndëretnike, duke përmirësuar pozitën shoqërore të shqiptarëve në Maqedoni. Për aq sa mund të përmirësohej. Garante ishte dhe BE-ja. Në kuadër të këtij avancimi, përfshihej edhe ai i gjuhës shqipe. Në praktikë ky përparim nuk u vërejt aq shumë. Gjuha shqipe po përdoret aty-këtu në pushtetin lokal, me nja pesë-gjashtë llafe të deputetëve në Parlament (Në këtë legjislacion pati raste kur disa deputetë nuk e hapën gojën edhe njëherë të vetme të thonë dy fjalë), dhe – kaq. Administrata qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë qeveritare, institucionet nacionale – nuk e përfillën fare ligjin e aprovuar sipas frymës së Marrëveshjes së Ohrit. Udhëheqësit e tyre, si shkelës të Ligjit, nuk patën asnjë pasojë politike dhe juridike!!! Se ligji s’ishte ligj për të qenë, u pa tani – gjatë fushatës parazgjedhore kur partia në pushtet premtonte LIGJ për përdorimin e gjuhës shqipe. Nejse. T’i kthehemi qëndrimit të BE-së, apo më drejtë, përfaqësisë diplomatik të saj në Shkup.
Dhe vërejtja jonë është kjo: në të gjithë komunikimin e saj me organet shtetërore, me organizatat joqeveritare, me subjektet private, me mjetet e informimit, me asociacionet e ndryshme në vend, ajo përdor gjuhën maqedonishte dhe atë angleze. Dhe shqiptari pyet: përse BE-ja nuk e përfill Marrëveshjen e Ohrit, të cilën e ka sponsorizuar vetë. Kur ajo thirret në ligjet pozitive, përse nuk e zbaton Ligjin për përdorimin e gjuhëve këtu? Përse nuk e përfill vullnetin e një pjese të madhe të popullatës së këtij vendi? Shqiptari i këtushëm mbase mund të dyshojë në sinqeritetin e deklarimit të BE-se për drejtësi dhe barazi.
Mos vallë, me këtë praktikë, ajo mban anën e një partie politike – VMRO-DPMNE-së, e cila barazinë dhe drejtësinë i ka nxjerrë jashtë përdorimit? Po të ndodhte e kundërta, ne besojmë se edhe shqiptarët do të kurajoheshin dhe do ta shtonin besimin te BE-ja dhe te vlerat që ajo përfaqëson. Ne nuk ushqejmë iluzione se BE-ja disponon mekanizma ekzekutivë për aplikimin adekuatë të ligjeve dhe akteve të tjera normative të një shteti. As ka (as dëshiron) të përdorë masa detyruese, por shembullin mund ta japë. BE-ja e di se përdorimi i gjuhës amtare parashihet me të Drejtat Universale të Njeriut. BE-ja patjetër e di që barazia gjuhësore dhe zbatimi i drejtë i saj, janë elementë kohezioni. E, ky faktor, Maqedonisë tani i duhet më shumë se kurrë.
Në fund fare, për ta shkruar këtë artikull, mora shkas nga eventi i dorëzimit të çmimit “Jean Monnet”, organizuar nga BE-ja, ku u dëgjua gjuha angleze, maqedonase dhe serbe. Gjuhën shqipe, jo që nuk e përdori ambasadori Zhbogar (ai foli edhe serbisht), as përkthyesi zyrtar i ambasadës, por shqipen e ngratë nuk e përdori as kryetarja e nderit e Jurisë, gazetarja nga Tirana, Sonila Meço!
Keto nga Shqiperia vetm aty e flasin shqipen se si te dalin jashte,shqipen nuk e njofin dhe u duket si nenqmim..
Ju pershendes Delvina Kerluku per kete shkrim qe ngre nje problematike te madhe shume sensitive te perdorimit te gjuhes shqipe te popullsise qe ne votimin e fundit rezultoi me e madhe se ajo maqedonase. Shume bukur qe ben pergjegjese edhe BE persa i perket mos respektimit te Marveshjes se Ohrit. (Vetem ate fjalen participonte ta kishe zevendesuar me bashkeqeverisje, por nuk ka problem sepse kuptohet)
Ndoshta duhet te kuptoni me pare qe shteti fallco se bashku me gjuhen e tij “maqedonishte” eshte krijim i Perendimit! Kur nuk ju vleresojne si te barabarte me kete krijese fallco te tyre, atehere kuptohet fare mire se edhe ajo dicka jo-egzistente ka me shume vlera se jo vetem gjuha shqipe, por edhe dhe mbi te gjitha, qenien shqiptare!
Delvina je “2 in 1” : Edhe e bukur, edhe e mencur… ?
Bravo dhe suksese!
Vleresim per kete artikull. Njerez si Sonila nuk jane te sigurte me veten e tyre, prandaj nuk e flasin gjuhen e tyre zyrtare por ate te huaj megjithese nuk e njohin mire. Turp i atyre qe e paguajne per gazetare shqipetare.
Kush i zgjedh ne juri kdeto bucore, ?
eventi, e?
eventi e?
ti sdi shqip moj zonje na tregon dhe perralla
Bravo Delvina! Ata te BE edhe kuptohet deri diku perse v eprojne ne
kete menyre, por kjo zonja e ”madhe” Mecaj pse ka harruar te flas shqip?
Varja,varja se ngelet deri tek gazetaruce…
Sonila Mecon ka 2-3 vjet qe ka shkare e nuk mund te meret seriozisht o shoqja Delvina. Ndonje kasapi ne BE qe mund ti kete mbetur mendja tek shkelqimi i saj pak vite me pare u kujtua per te e me kete rast shkonte ndonje tegel ne Shkup, ndaj nuk kemi pse ta marrim seriozisht kete Jean Monetin ne Maqedonine e dhjere nga turko-arabet.
Per lashtesine saj , gjuuha shqipe eshte mbase e vetmja krenari e jona ! !
Edhe ju znj.artikullshkruese ne I njihni gjuhet e Evropes. Nuk ka gjuhe maqedonase ,pasi banoret e FYROM (ose dikur para viteve 1950 Republika e Vardarit ) flasin sllavisht dhe shqip . Eshte si te themi qe banoret e Republikes se Vardarit flasin vardarisht . Ju lutem botoni komentin tim