Ky Muri i Turmës!

12 Shkurt 2017, 19:38Blog TEMA

Nga Majlinda Bregu

Asnje piketakimi nuk ka mes historise se Musine Kokalarit, asaj te Ermira Arapit , gruas qe nuk u varros nga familja sepse kishte nje lidhje jashtmartesore dhe imazheve qe me vijne ne koke te filmit Malena, ku Malena( Monica Bellucci) masakrohet ne mes te qytezes nga grate qe e kishin urryer po aq sa burrat e tyre e kishin deshiruar.

Skenat e zbardhura te shkuljes se flokeve e poshterimit te Musine Kokalarit pas gjyqit ne 1946, sot me ngjajne edhe me rrenqethese sesa kur kam degjuar historine e saj. Sepse sot me vijne edhe me idhesine e rrengut te vetem qe i ben keto ngjarje te perballueshme per tu degjuar. Koha!

Ky eshte i vetmi rreng qe me lejon te mendoj se antikomunizmi nuk ishte vetem vdekja e paralajmeruar per kedo qe guxonte, por mendja e lire ishte dhe eshte, nje mallkim i shumefishte per grate.
Se cfare ndjesie braktisjeje, poshterimi, vdekjeje,duhet t’ja kete pershkuar kafken tej per tej, asaj gruaje, teksa nje turme e godiste e ndezur nga urrejtja se Musineja nuk ishte si ata, nje Zot e di!

Sikur te mos ishte per kete rreng te kohes, do te me dukej se sot s ka asnje ngjashmeri mes fatit te Musine Kokalarit dhe nje gruaje te re qe vdes sot dhe familjaret nuk pranojne ta varrosin.
Sado te mos dua ta shoh eshte nje
fill i padukshem qe lidh fatin e grave pavaresisht rrethanave, tundimit,vendimit, historise.
Eshte turma dhe ndeshkimi qe mbajme gati per ate qe kundershton!

Nuk di te kete tjeter reagim qe e bashkon turmen me shume se sa te percaktoje fatin e nje gruaje qe kundershton dhe vendos vete.

Lexojeni Musine Kokalarin! Kush te munde! Lexojeni jo aq per te gjetur frymezim, por per te shmangur ate vetekenaqesi hipokrite kur flasim per grate sot. Kultura e dhunimit te grave i ka mbijetuar cdo ideologjie e kohe.
Dhe qajeni ate grua te re! 29 vjec! Grua, nene! Qajeni se edhe nese nuk “ju nderoi”, te pakten ju te gjalleve do t’ ju ngushelloje vaji.

Qajeni se perdhunimi,rrahja, poshterimi i grave dhe ndalja e loteve per nje grua qe vritet,nuk ndahet ne kohe!

Qajeni se kur shqyhen, lendohen,vriten grate, vdekja na perqesh te gjitheve ne fytyre!

10 komente në “Ky Muri i Turmës!”

  1. Phoenix says:

    E ke nga eksperienca se dhe ti ke qene pjese e turmes para se te beheshe Malene.

  2. Phoenix says:

    Duket se s’ta ndjen per ate qe te beri Malene (politiken e pd + malaviten)!

  3. Vesi says:

    Shoqeria jone eshte e ashper, shenje kjo e prapambetjes po dhe refleks I kultures lindore, dhe Muslimanizmit ku gruja nuk kishte fare te drejta. Te ne jane bere shume hapa ne drejtim te civilizimit e shkollimit apo punesimit te grave. Po prape, keto grate e politikes duken si burra qe u mungon delicatesa ne sjellje, ne shprehje, ne shikim e ne qendrim. Ca nga ato te parlamentit ngjajne me shume si meshkuj se si femra. O zot mos u pleksesh me to.

  4. liri says:

    Ju sharlatane komentues….nuk beheni pis me pislleqet qe shkruani?! Te peshtire…

  5. Kola says:

    Shume kendveshtrim interesant ky i Bregut, por mbetet e hapur pyetja se ke kundershtoi Ermira me kurverine e saj? Jam plotesisht dakort me konceptin kunder turmes, por valle a u krye kjo pabesi per te goditur turrmen apo familjen e saj? Dhe sefundi, edhe pse mund te mos jete dakort Bregu, une do kisha mendimin qe te tilla femra te digjen me benzine, natyrisht edhe meshkujt qe bejne te njejten gje. Sepse po u ndeze per seks, ndaj njehere bashkeshortin dhe pastaj shko me ke te duash.

  6. ta says:

    shko pirdhu me gjithe grate na i bete sikur jane perendi,nje fjale e urte thote,gruan rraje dhe q,,e.

  7. Arber I says:

    E lexova me keqardhje per nje gazetare qe ngaterron heroinen Musine Kokalai me nje kurve.

  8. Valter says:

    Pikerisht,eshte po ajo turme qe ju armatoset,pasuruat,burgoset.
    Te thjeshtet,NJEREZIT,i vrate i larguat i poshteruat i varferuat.
    Tashme eshte vone per moral,vete gjyqesimi i pa mundur,ndergjegjesimi i larget.
    Mund te ulerish edhe per mua.

  9. Elisabeta says:

    Nje ze shume i vertete!

  10. loni says:

    Respekt per ty Majlinda qe votove per reformen e drejtesise,per Shqiperine ne Bruksel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje