Gjykata e Tiranës vendosi masat e sigurisë arrest me burg për Fation Xhyliun dhe Ditjon Memlikën, dy prej të arrestuarve për grabitjen e parave të bankës. Mësohet se Xhyliu ka shprehur pendesë para gjykatëses në seancë.
Fation Xhyliu ish-punonjësi i kompanisë siguruese “Ro-Gat Security” është çelësi i zbardhjes së identitetit të 5 anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal.
Ai pavarësisht se pranon të ketë pasur vetëm rolin e vëzhguesit në grabitjen e një jave më parë, rezulton të jetë një nga organizatorët kryesorë të ngjarjes.
Prokurorë të çështjes ishin Dado dhe Karanxha.
Tre nga të arrestuarit kanë pranuar akuzat gjatë marrjes në pyetje pa avokat, kurse Ernest Kupa nuk ka pranuar të flasë.