“Nanën bre, lekt i vjedh shteti”

15 Shkurt 2017, 19:47Blog TEMA

Nga Anri Bala

U grabitën plot 3.2 milion euro ditën për diell. Para të shkreta të lëna në mëshirë të fatit dhe në dorë të “hallexhinjëve”, rojtarëve të urtë. Çfarë të shikosh?! Është për të qarë e për të qeshur! Një polic privat që vrapon dhe një tjetër që u dorëzon çelsat grabitësve, kolegu i tretë bërtiste: Q**a nanën bre, lekët i vjedh shteti!

Ndërsa sot akoma nuk ka asnjë fajtor. Nuk flasim për hajdutët, por fajtorët e vërtetë që e bënë kaq të lehtë këtë grabitje. Kjo thirrje e të gjorit polic privat, që dridhej në panik e nuk po dinte se ku po shkonte dhe çfarë pune bënte, më tronditi me thënë të drejtën. U desh pak dhe u binda se gjithçka ishte lojë mes grabitësve dhe të “shkretëve” polic privat. Policët e “dalun bojet” dhe ata që të “dalurit boje” si puna e këtyre policëve, duhet të mbajnë përgjegjësi.

Mua nuk më vjen keq për paratë, siç i vjen keq organizatës bamirëse të “SHQUP”-it, sepse paratë nuk i’u a vodhi askush, por i dhuruan vetë: banka, kompania e sigurisë dhe rojet që ikën të lemerisur! Mua më vjen keq për kohën që “humbi” policia e shtetit, për të vënë para drejtësisë grabitësit, pasi edhe pse jo në faj, koston e morën ata.

Unioni i Bankave doli me një deklaratë shfaqësimi tejet qesharake, duke thënë se ato nuk ishin fajtor se, kompanitë private të ruajtjes dhe sigurimit të vlerave monetare janë në gjendje të mjerueshme. Këto bankier, në fakt nuk janë bankier, por tellall, që as punën e tyre elementare nuk dinë të bëjnë: “Të ruajnë plaçkën”. Bankat e nivelit të dytë, janë banka private dhe është në dorën e tyre kushti i tenderimit, për përzgjedhjen e kompanisë, që do i ruaj dhe sigurojë paratë.

Duke e anashkaluar, Unioni nuk tha një të vërtetë se, i’u është kërkuar nga Drejtoria e Policisë, që ruajtja dhe transportimi i vlerave monetare të bëheshin nga Policia e Shtetit, por natyrisht kundrejt një pagese. Mirëpo këto bankier të “pafajshëm”, zgjodhën si gjithë pasunarët shqiptarë, të paguajnë sa më pak, për të fitur sa më shumë.

Brenda të gjitha normave, porositësi i tenderit duhet t’i shikoj të gjithë elementët që paraqiten për konkurim, që nga tipi i mjeteve, vjetërsia, e deri tek policët privat, nëse i plotësojnë apo jo parametrat, për të kryer aktivitetin e rëndësishëm.

Por, askush nuk e çau kokën, tenderi u degdis dorë pas dore! Në fund, me disa roje vreshtash të paguar me rroga qesharake dhe me një karrocë, zotrinjtë bankier kërkojnë të mos përgojohen si pjesë e fajësisë. Tani edhe kompania e sigurisë me Unionin e saj duhet të dalë të deklaroi, se nu ka faj pse kanë vjedhur rojet e saj me “shokët” e tyre.

Bile i lind e drejta, t’i kërkojë hesap shtetit, që të vendos në çdo rrugë policë për të ruajtur rojet private, kur pinë kafe edhe pse kanë miliarda lekë për të ruajtur, kur flejnë gjumë, ose kur u vjen grabitësi tek xhami i blinduar dhe i bëjnë dhuratë çelsin dhe qetësisht i dorëzojnë paratë. Tani që hajdutët u kapën, është e domosdoshme të vendosen polic të shtetit, për të ruajtur policët privat!

9 komente në ““Nanën bre, lekt i vjedh shteti””

  1. kel frajeri says:

    ky polici cecen duhet fut n burg per shpifje

  2. Jallah,bre! says:

    Per cfare duhen policet private?
    Eshte nje hallke skandaloze,se bankat ne vend qe t’i ruaje policia e shtetit apo vete rojet e bankave,shkojne edhe krijojne hallka kriminale,qe me shume kane bere punen bashke me hajdutet!
    Hiqini urgjent policet private,se keto jane shushunjat e shtetit!

  3. kabe says:

    hajdutet e saliut

  4. hason security says:

    doli qe pidhi nanes policit privat i vjedh paret!

  5. Ilo says:

    Shumica e “policeve private” jo vetem te bankave nuk kane dhemb ne goje paguhen me 100 euro ne muaj, cfare mund te presesh prej tyre……kur pronaret i mbajne me buke……e uniforma te dala boje…

  6. jon says:

    ky qe akuzoj shtetin duhet te mbaje pergjegjesi……..

  7. nigo says:

    Bankat nuk kane pergejegjsi edhe kur japin 7 milion Euro kesh ne dore, sepse nuk nuk ka shtet apo njeri te meret me to, po meren me koloqithet qe i maren leket dhe i futin ne tenxhere.
    Ketu eshte te ikesh diten me vrap.

  8. alphade says:

    Ai Murataj nga Trpoja eshte kapoja dhe organizatori i vjedhjeve !
    Ky hajdut e ganster ka lidhje direkte dhe eshte pjestar i bandes
    mafioze te Sali Ram Berishes ..!!

  9. aaa says:

    Parate ruhen seriozisht vetem duke krijuar nje drejtori te posacme ne Drejtorine e Pergjithshme te policise se Shtetit. Tu hiqet e drejta e ruajtjes hajduteve privat. Kjo drejtori te paiset me logjistiken e nevojshme sipas kerkesave te domosdoshme ligjore dhe bankat te lidhin kontrate me kete Drejtori. Edhe Bankat do te paguanin njelloj sa paguajne, policet do te paguheshin shume me mire dhe siguria do te ishte ne nivelin qe kerkon koha. Kuptohet Gjicet me kompani do ta kundershtonin kete mendim. Nga kjo do te dilte e humbur vetem skuadra e Kukesit qe mund te binte nga kategoria, kur ne kete rast, me menyren se si operon policia private del kampione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje