HETIMET/ Shkëlzen Berisha drejt procedimit penal për evazion fiskal, s’ka paguar asnjë tatim për qindra mijëra euro të fituara ndër vite si sekser

17 Shkurt 2017, 18:11Politika TEMA
HETIMET/ Shkëlzen Berisha drejt procedimit penal për evazion fiskal,

Shkëlzen Berisha mund të përballet shumë shpejt me një kallëzim penal.

Kjo, duke qenë se ai nuk ka paguar asnjë detyrim ndër vite, për fitimin e qindra mijëra eurove që ka fituar nga aktiviteti i tij në fushën e ndërmjetësimit.

Kështu, vetëm në vitin 2009, Shkëlzen Berisha ka deklaruar se fitoi 300 mijë euro si ndërmjetësues.

Por, ai nuk ka paguar asnjë detyrim për fitimet e vet.

E njëjta gjë edhe për vitin pasardhës.

Shkëlzeni ka fituar akoma edhe më shumë, por ka paguar 0 lekë tatim.

Për këtë arsye, burime të gazetës TemA bëjnë me dije se po vlerësohen dokumentet shtesë, dhe pas kësaj, pritet që të ketë një padi penale për evasion fiscal.

Shkëlzen Berisha aktualisht është në telashe në lidhje me privatizimin e OSSH-së.

Kjo, duke qenë se sekseri Nuel Kalaj, mik i tij, ka përdorur emrin e Berishës dhe ka marrë plot 7 milionë euro cash brenda ditës.

10 komente në “HETIMET/ Shkëlzen Berisha drejt procedimit penal për evazion fiskal, s’ka paguar asnjë tatim për qindra mijëra euro të fituara ndër vite si sekser”

  1. Endri says:

    AKOMA JU? JA DO MARRI NJE GJOBE ME DEMEK E DO KALOJ.

    KUR TE NGRIHET ENVERI PO. AI TE QINTE KUNATIN E SHOKUN E NUK PIRDHTE FARE.

    SA PER KTO PUSHT E ISH PUSHTETARE NUK I GJEN GJE. GJITHMON E HAN POPULLI GJITHMON FITOJN ZAMIR MANE E KOMPANI.

  2. duno says:

    Do te ishte vertet bukur qe te ndodhte kjo gje . Le te fillonte me Shkelzenin e te perfundonte me femijte e Rucit Leskait Dades e deri te kapiteni i rilindjes . Por kjo gje eshte teper e bukur per te qene e vertete , keshtuqe asgje ska per te ndodhur.

  3. Angjelini says:

    Si ka mundesi qe vetem kur kane prinderit ministra femijet e tyre fitojne milliona? Dhe ne momentin qe ata largohen nga pushteti fitimet ulen ne zero. A mund te ma spjegoj ndonje minister se ne populli e dime per pergjigjjen. Ju duhe marre zvarre si busti i Enverit.

  4. Tirona says:

    Nje arsye per te dale neser me ??????Ne dore , perpara prokurorise dhe gjykates qe te respektojne ⚖⚖⚖⚖⚖e vendosura nga parlamenti…..

  5. 9 Maj 1945 says:

    O NJEREZ NUK KA ASNJE CUDI . ESHTE VETE SISTEMI I TILLE. KUSH ESHTE I ZOTI DO PASUROET ,ME TE GJITHA FORMA E MJETET. KOT TREGOHENI GJASME TE NDJESHEM. GJERAT JANE SHUME TE THJESHTA . SI KA MUNDESI ME SHUME SE PUNETORI APO FSHATERI PUMOJNE MILIONERET E KETIJ VENDI? JO OR JO ATA TE GJITHE JANE SPEKULANTE, SEKSERE, HAJDUTE, VRASES, ORDINER APO PROFESIONIST, ME PROFESIONE TE TIPI AFARIST, AVOKAT, GJYKATES, PROKUROR, MJEK, ZYRTARE TE RANGJEVE TE NDRYSHEM ,POLITIKAN, MINISTRA E KRYEMINISTRA. MOS I NDANI KOT NE TE NDERSHERM E TE PANDERSHEM. TE GJITHE NJE FYTYRE KANE, FYTYREN E BABEZISE . PIKEN E KEQARDHJES NUK KANE PER 90% TE KETIJ POPULLI QE I KANE HYPUR NE SHPINE.VERTET RRUGEN UA SHTROI SALI VUCIDOLI POR EDHE TE TJEREVE U PERLQEU KJO RRUGE. NDAJ MIRE E KA ANGJELINI TE GJITHE DUHEN MARRE ZVARRE

  6. rozi says:

    Ai Blushi ja ndolli këtij se tha evazorët duhet të paguajnë, ja një nga evazorët e mëdhenj.

  7. j says:

    Edhe Al Kapone përfundoi në burg për evazion fiskal pasi nuk kishin prova për krimet e shumta.
    Ne do të dëshironim që sy peshkaqeni të shkojë në burg për krimet që ka bërë dhe jo për taksat e papaguara.
    Ndryshe do të ishte një përqeshje tragjike për ata që lanë jetën dhe familjet, që të tallej Karmina nëpër hotele.
    Faljani taksat por dënoini krimet,në emër të drejtësisë.Ndryshe do të jeni përgjegjës moral para zotit dhe brezave të ardhshëm.

  8. Shigjeta says:

    Evazion fiskal ??????? Mos doni me nje menyre dhe tjeter tashpetoni kete qen te ndyre ? Ky e ka vendin ne burg sigurisht me prova , dhe ato ( provat ) jane kaq te shumta sa qe evazioni fiskal duket perkedhelje , hajde mos na hidhni hi syve , nuk shpjegohen miljonat e fituara , si ka mundesi ? Bashke filluam te gjithe shqiptaret marathonen ne 1991, drjt botes se civilizuar dhe kapitalizmit si ka mundesi ai dhe gjithe soi e sorollop miljonera , dhe shqiptaret e tjere vuajten per buken e gojes ? Nuk ju ben pershtypje ? Nuk ju vret ndergjegjia ? Per ju te se majtes i kam pyetjet ? Ju votova , ju ju pyes . Nuk ju ben pershtypje qe eshte miljoner ne euro e kam fjalen , lul karabushi qe e ka IQ _ ne 0 , te jete i zgjuar dhe dinak ,ta maredreqi , por eshte dallkauk , beni dicka dhe beni dicka parazgjedhjeve, ata provokuan dhe injoruan popullin shqiptar shume eger, beni dicka tregohuni vendin se ku e kane ,mos e tallni dhe ju popullin shqiptar me evazione fiskal dhete tilla perkedhelje , eshte e pa imagjinushme qe egjithe europa + usa ju thone ja kush jane dhe ju , asgje . Prandaj beni dicka dhe shpejt diku e kam shkruajtur ” asnje nuk eshte me i forte se shteti ” dhe kete mos e haroni kure

  9. mmoisiu says:

    Po keto gjygjtaret dhe prokuroret qe nxjerin te ardhura sa 5-fishi i rroges me qira banesash ,dyqanesh ,garazhesh etj ,nuk i perfshin evazioni fiskal,ato nuk kane paguar renten shteterore per keto ,paguajne vetem per rrogen qe marin nga institucjonet shteterore ! Ku i kane te argumentuara pagesat per keto fitime kur nxjerrin te ardhurat per te mbrojtur vilat qe kane blere , nuk tregojne taksen qe duhet paguar !

  10. drakula pan says:

    Dakort me kerkesen qe ai duhej te paguante taksat, por nuk ndaleni tek menyra se si i ka realizuar keto qindramijra euro brenda vitit. Kesaj i thone si parodia e dikurshme: ….. Po ai qe vodhi lopen nuk ka faj?????!! drakula Pan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje