Prezantimi i parë i ministrit të ri të Jashtëm të SHBA-së në skenën ndërkombëtare i dha tonin takimit të ministrave të Jashtëm të Grupit G20 në Bon. Për herë të parë Rex Tillerson u takua me kolegun rus Sergej Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov pas takimit me kolegun e tij nga SHBA-ja, Rex Tillerson sheh njëbazë të mirë për një bashkëpunim më të ngushtë. “Eshtë e qartë, që ne nuk mund t’i zgjidhim tëgjitha problemet, por ne kemi mirëkuptim të përbashkët, që atje ku interesat tona përputhen, duhet të avancojmë“, tha Lavrov në kuadër të takimit të G-20 në Bon. Një takim i kreut të Kremlinit, Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump do të organizohet, sapo të dy krerët e shteteve ta konsiderojnë të mundshme, tha Lavrov.
Bisedime bilaterale
Moska më parë reagoi e indinjuar ndaj kërkesës nga Shtëpia e Bardhë për kthimin e gadishullit tëKrimesë Ukrainës. Rusia e aneksoi Krimenë në vitin 2014. Perëndimi e konsideron këtë si shkelje të sëdrejtës ndërkombëtare. Këshilltari i sigurisë i Donald trump, Michael Flynn të hënën (13.02) dha dorëheqjen për shkak të kontakteve të diskutueshme me Rusinë gjatë luftës elektorale.
Tillerson ka theksuar, se Trump është i gatshëm t’i përballojë vështirësitë bilaterale, tha Lavrov sipas agjencisë së lajmeve Interfax. Kryesisht në luftën kundër terrorizmit Moska dhe Uashingtoni kanëinteresa të përbashkëta. Lavrov, tha, se ndër të tjera ka folur me Tillerson edhe për konfliktet në Siri, Ukrainë dhe Afganistan. Në këtë kontekst, sipas tij, kolegu amerikan ka theksuar gatishmërinë e SHBA-së, që të angazhohet për zgjidhjen e konflikteve. Sapo të jenë zënë të gjitha postet dhe të jenëndarë detyrat në ministritë përkatëse të SHBA-së, Rusia mund të vendosë kontaktet.
Gabriel: “Unanimitet në masë të gjerë”
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel pas një takimi me homologun kinez Wang Yi, tha, se Gjermania me Kinën në të ardhmen duan të bashkëpunojnë më ngushtë. Për njëkohë të gjatë Kina frenonte përpjekjet ndërkombëtare për kufizimin e ngrohjes sëTokës. Ndërkohë kjo ka ndryshuar.
Megjithatë SHBA-ja nën Trump tani është gati të shkëputet prej protokollit për mbrojtjen e klimës tënënshkruar më 2015 në Paris. Aktivistët e Greenpeace për këtë arsye e përshëndetën në Bon ministrin e Jashtëm të SHBA-së, me slloganin “Planet Earth First” – due përdorur shprehjen e Trumpit “America-first”. Një pankartë me këtë mesazh aktivistët e mjedisit e vendosën në direkun e një anijeje, që lundronte përgjatë lumit Rin në Bon. Konferenca sigurohet nga rreth 2000 punonjës të policisë.
vfb/cr/uh (dpa, afp)