VIDEO/ Momenti i arrestimit të të 5-it të grupit të Rinasit

18 Shkurt 2017, 15:56Kronika TEMA

Admir Çerpja, autori i pestë i dyshuar për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve të bankës BKT, më 9 shkurt në Rinas u vu në pranga nga Policia e Shtetit.

I kërkuari 35 vjeçar banues në Bathore të Tiranës u kap në orët e vona të mbrëmjes së djeshme (ora 21:00) në vijim të operacionit “Patriot” në fshatin Zalldardhë të Dibrës.

Ky shtetas po afrohej për t’u futur në fshatin Zalldardhë në mbrëmje për të blerë ushqim.

Në vijim të kontrolleve të shumta dhe menaxhimit të informacionit të grumbulluar në mënyrë të pandërprerë në lidhje me vendndodhjen e këtij personi, u bë e mundur ndërhyrja në kohë duke prangosur shtetasin e lartpërmendur.

Shtetasi Admir Çerpja u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit vazhdon kërkimin me grupe të shumta në zona të tjera veriore për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.


videoplayback (7) by revistaime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje