Media mund të ketë 1001 a më shumë probleme. Gazetarët mund edhe të mos ju marrin seriozisht. Mund edhe të mos besojnë në problemin tuaj, por janë ata që shfaqen gjithnjë kur keni një problem, kur doni ka protesta, kur ka koncerte.
Në një vend ku vota shkëmbehet me një thes miell, në këtë vend gazetarët kanë sakrifikuar gjithnjë votën e tyre për të raportuar nga një vend tjetër, larg nga ai ku duhet të votojnë. Në vendet ku protestohet, ata janë aty gjithnjë pa mendime, pa ideologji, thjesht duke raportuar. Nuk është e rëndësishme ç’gazetare je, kulture, sociale, kronike, ekonomie apo emisioni. Nuk ka rëndësi nëse ke babin sëmurë, nëse je shtatëzanë, nëse ke fëmijët me grip, nëse je zënë me burrin apo gruan se je gjithnjë me vonesë në gëzimet familjare, apo nuk je fare. Nëse ndodh diçka, ti duhet ta mbulosh. Edhe nëse je me pushime dhe ke ikur pa menduar që horoskopi duhet përkthyer çdo ditë, ti duhet të punosh nga larg. Dhe ja më ka ndodhur mua. Gazeta del çdo ditë. Horoskopin e kisha harruar. Nuk e dinit që një gazetar nga një grup i madh merret një orë me përkthimin e horoskopit? Gjithçka lexoni në gazeta e ndiqni në televizion është një punë tjetër për gazetarin. Një kolonë në gazetë nuk është më pak se një orë punë, ndërsa një minutë në televizion është jo më pak se dy orë punë e tre a më shumë njerëzve. Nëse je dezhurn ti duhet t’i bësh të gjitha, gazetaruc. Politikën, kronikën e zezë, sportin, kulturën, ekonominë. Pak rëndësi ka se çfarë bën gjatë javës. Kur je dozhurn duhet t’i bësh të gjitha.
Unë u bëra gazetare kulture, pas pesë vitesh që shkruaja për socialen. Por, këto nuk janë gjëra që na përjashtojnë neve. Asnjë nga vajzat e kulturës, që ndodh të sakrifikojnë edhe mbrëmjet e tyre për të parë shfaqje a evente që nuk na prezantohen para konferencave, nuk del nga një intervistë pa thënë faleminderit. E them këtë për mirënjohjen. Sepse ndjesia që marrim edhe ne pas çdo “faleminderit” është shumë e madhe. Aq e madhe sa luftojmë kur shkojmë në redaksi për të nxjerrë lajmin edhe kur nuk ka minutazh, edhe kur nuk ka faqe në gazetë. Sepse na keni thënë edhe ju “faleminderit”.
Nuk po them që jemi heronj, por që kemi rënë dakord ta bëjmë këtë punë. Dhe mes 1001 a më shumë problemeve që ka media, jam e bindur që shumë pak e bëjnë këtë punë vetëm për para. Ka në çdo moment diçka më shumë se paraja. Për mua një ritëm jete, prej të cilit aq sa dua të shpëtoj, nuk ndalem dot gjatë, takime me njërez me dhe pa flokë, dhëmbë, ide, dashuri, të dhëmbshur, të pashpjeueshëm. Të gjithë përpiqemi të mos i përjashtojmë nëse pas qëndron një përpjekje për ta bërë jetën më të bukur. I pranojmë të gjitha. Ajo që na mërzit më shumë është mosmirënjohja, si ajo e profesor Gazit.
Ndodh të ketë konflikte në teatër. Ndodh që një aktor të krijojë një konflikt koti me gazetaren. Ne që kemi pak hapësirë mediatike të hakmerremi, mund ta bëjmë. Mund ta bënte edhe “gazetarucja nr. 1”. Por, në shumicën e rasteve nuk ndodh kështu. Shfaqjen “Cfarë pa kryeshërbëtorja”, nisa ta montoja, pasi kisha bërë një tekst si pa qejf. E raportova që nuk kisha dëshirë ta bëja, dhe se ishte një formalitet për të mos cënuar edicionin e lajmeve që duhet të kishte kronikën e kulturës. Në fund të fundit publiku ka të drejtën të informohet. Kronika ime nuk e përfshinte Gazin si personazh, përveçse përmes posterit. I thashë redaktorit, që nëse nuk ka minutazh, do të isha e nderuar të mos e transmetonin atë kronikë.
Nëse do të duhet tua përcillja ngjarjen që ndodhi në teatër mes koleges sime dhe profesor Gazit nuk do t’i hiqja një presje shkrimit nga Alma Mile që ishte njëlloj si unë, e jashtme në atë konflikt të krijuar nga hiçmosgjë.
http://www.panorama.com.al/na-moj-goc-kujt-i-ben-kunja-ti-incidenti-me-profesor-gazin-ne-teater454/
Këtë e bëj edhe për të justifikuar vendimin tim për të mos e përfshirë profesorin në kronikë, apo kërkesën që të mos transmetohej me emrin tim kjo kronikë, e në rastin më të mirë të mos transmetohej hiç.
Nuk shkova ta shoh shfaqjen, për të cilën konferenca konfliktuale na mori një orë. Dhe as që kam ndër mend të shkoj ta shoh, se “çfarë pa kryeshërbëtorja”, sepse unë e pashë në konferencë. Në vende të tjera, kjo konferencë nuk do bëhej fare pa parë së pari gazetarët shfaqjen. Por, ne nuk e kemi këtë luks. Ne duhet të shkruajmë, me aq info sa na lypet, e kur kërkojmë më shumë, ne thjesht S’DUHET.
Por, ai nuk ndalet këtu. Konfliktit brutal për një artist, mbi të cilin nuk u hakmorr gazetarja e cënuar, ai i mbivendos një tjetër konflkt, këtë herë nga studioja e një televizioni që renditet ndër më të mirët, më të shikuarit.
Gazetarja e sulmuar në skenën teatrale nuk flet, “gazetarucja nr. 1”. Një tjetër, “gazetarucja nr.2” tregon historinë. Ai thotë përballë kamerave, që ato që shkruajnë për të tilla histori janë gazetarucë. (Unë i bie të jem “gazetarucja nr.3”). Thotë se shumica e tyre janë kurva, se një Zot e di se si e mbajnë vendin e punës, se kush e di me kë janë lidhur dhe se ai nuk është një profesor.
Në fakt, nuk është profesor. Ai ishte thjesht një rol që na tregoi pak më shumë prej tij. Fama të bën të dhjamosësh surratin, jo për marr ca tule në ije për t’i vënë në buzë a gjoks, si shumë vajza, por për të treguar se je njëlloj si ato kur nga goja nxjerr fjalë që s’i kanë hije një artisti, të paktën, jo kur nuk ke mbathur kostumin e personazhit.
Gaz, besomë, atë ditë u përpoqa shumë t’i ulja tonet e konfliktit bashkë me Almën dhe të gjitha vajzat që kishe përpara në sallën e teatrit. Ta dhamë fjalën tre herë, tre mundësi për të mos e vazhduar më konfliktin. Në fund, falenderuam Mehdi Malkën e Genc Fugën që shpëtuan konferencën e shfaqjen. Por, kjo nuk pritej. Një javë më pas, na shan gazetarucë, e pastaj kurva.
Ne jemi ato që ta ngrejnë lart, emrin, Gaz.
Ne jemi ato që të kemi ndjekur të dielave, e ato që me familjen Natën e Vitit të Ri kemi qeshur me ty, për mirë. Ne jemi ato që të kemi vlerësuar. Ato që bënë kronikë kur kishe shfaqjen tënde, pak muaj më parë. Ato që të intervistuan kur ti ishe aktori i mirë. Jemi po ato që zbulojmë, përtej aktorit.
Nuk do të them je aktor i mirë apo i keq, sepse nëse do ta bëja këtë me siguri do isha në rastin më të mirë “gazataruce” e në rastin më të keq “kurvë” që kush e di si e mbaj vendin e punës. Mbase po të jap, rëndësi me këtë shkrim, sepse edhe publiciteti i keq, bën mirë.
Ne jemi ato që zbulojmë edhe kush fshihet pas kostumit të personazhit. Dhe nëse nuk di të flasësh përtej skenës, mos e bë. Ne kurrë nuk jemi konfliktuar me Robert Ndrekikën që nuk na dha intervistë, as me Ndriçim Xhepën e as me askënd që vesh kostumin e personazhit dhe përcjell art. Nuk mërzitemi, nëse nuk flet, por mërzitemi kur mosmirënjohja na tregon se jemi gazetaruce kurva. Thonë që pyll pa derra s’ka. Mua më vjen mbarë të them se edhe lluc pa derra, ka.
Ne jemi ato që ta ngrenë lart, emrin, Gaz.
Artikulli ashtu si foto shoqeruese , eshte vetem shitje pordhe.
Sa tru siperfaqsore qe jeni.
Shifni pak brenda ,ne permbajtje ,pa nerva,pa syze.
Ajo Foto, i pershtatet perfekt temes se debatit,( sipas meje) duket “pak teatrale” ne pamje te pare,
pooor ,jo pa Stil-kjo duhet pranuar.
Konfrontime,te ksaj natyre i Scherben zhvillimit te asaj ( ….) shoqerie,me i hip gamorit jo se mbrapthi.
Kontra e gazetares duket simpatike . ?
Ai Gazi esht nje halabak i neveritshem
Tamam mashkull langaraq
moj goc e bukur kur jane shpjeguar te gjitha kete gjera ne “leksion” gjate “studimeve” ne “Universitet” ti ke qene duke prei kafe tek Kristal Kafe poshte godines te “universitetit”
ta kisha dit qe shkolla e lart ishte kaq e leht kisha mor dhe gjimnazin
Mi goce fshati ti nuk e paske haberin se cfar eshte gazetaria. ti mendon se gazetari ose gazetarja ka ne dore fatet e individit i ngre ose i ul ata. jo moj fshatare jeton akoma ne thashethemet e fshatit, njeriu ngrihet dhe ulet ne saje te asaj qe ben, me perpara eshte “profesori Gazi ” qe per hir te se vertetes me duket nje aktor medioker i cili nuk di te paraqese me shume se nje personazh Fierak. Kurse ti mi goc nuk e ke kure kulturen e nje gazetari prandaj je nje gazetaruce e paster. ti ke nevoje per informacionin dhe zotesia jote eshte qe kete informacion ta ngreje ne vlerat e veta me te dobishme per te gjithe dhe jo per te ngritur ose per te ulur dike. Ik mi goc shko qendis dhe mundohu te besh pajen te martohesh, shko meso te lash ndonje pjate te krijosh familje se me bashkejetese je e humbme.
Gaz ti babai yt,gazetarucja jote dhe une jemi nje lloje,jetojme ne te njejtin vend.Faji i vetem sipas meje eshte shkolla ne kete vend.Por,por me jasht loje ne kete vend jane actoret.E them kete duke iu referuar migrimit,fundja gjuha eshte pengese per te gjithe,por perseri profesionet e ndryshme u integruan neper bote po aktoret jo,asnje shkuan dhe u kthyen koke ulur.
Vazhdo me selfiet e fb Juela dhe atikullo më mirë pasi të punosh në terren me aktualitet jo me kallçër (culture)
nje artikull kot me kot
E degjova biseden ne “Mbasdite ne Top channel” ku Gazi leshoi plot ndaj gazetares. Mu duk I vogel, njeri qe s’gjente dot fjalen e duhur, ndoshta nga kultura e tij e ceket. Mos ja vini re vajza. Shfaqi pjesen e tij te padukshme.
Me keqardhje dhe kerkoj “Falje” por, mbi 95% e Medias eshte e tera KURVE, keshtu qe s’ka vend per hatermbetje qe nje artist humori ju thote KURVA. Kurvat jane pjese e jetes, per me teper ne shtetet rrumpalle si ky i yni, qe u be i tille nga rregjimi i Berishizmit e Nanoizmit, por qe dukshem eshte dhe Metizmi. Pra; 95% e Mediave sot ne Shqiperi nen thundren e pagesat Mafioze te bandave te trios Berisha+Nano+Meta, nuk ka pse tu ngelet hateri dhe te mohojne “Graden Shkencore” KURVA.