Merkel: Islami nuk është burim terrori

19 Shkurt 2017, 17:51Bota TEMA

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel nuk ndryshon qëndrim sa i përket politikave për emigrantët pavarësisht presionin në vend.

Ajo i ka kërkuar Evropës që të pranojë një numër më të madh refugjatësh, ndërsa theksoi se Islami, nuk është burim terrori.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kancelarja gjermane tha se Evropa kishte një obligim moral për të pranuar të larguarit nga Siria dhe Iraku.

“Unë besoj se nuk është islami shkak i terrorizmit, por një islam i keqpërdorur. Unë e kam thënë disa herë. Pres nga autoritetet fetare të islamit të flasin qartë mbi dallimet mes islamit paqësor dhe terrorizmit në emër të islamit. Ne nuk jemi myslimanë dhe nuk mund ta bëjmë këtë ashtu siç munden autoritetet myslimane”, tha kancelarja gjermane.

Merkel ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan për të ndaluar hyrjen në SHBA të qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

3 komente në “Merkel: Islami nuk është burim terrori”

  1. Edhe ti says:

    Qe shpëtove mijëra emigrante nga siria dhe iraku kjo ju bën nder ju dhe shtetit tuaj.Qe te gjithe islamiket nuk janë terroristë edhe kjo dihet ,por përsa i përket kësaj deklarate saj të fundit ate e vendosin gjermanet ne shtator .Aty do vendoset nëse do jesh akoma kanceljere apo jo

  2. adi says:

    moj bibe nese nuk eshte islami burim terrori kush eshte krishterimi , budizmi ?????
    se terror pa nje filozofi terrori nuk ka.
    shko moj shure se ta tregojne gjermanet ty se ata kur mbushet kupa ju terheqin zvare rrugeve si qen.
    per fat edhe pak muaj ke edhe ti edhe ai qoftja i frances.

  3. bobi says:

    Per Kaç Islamin e kishte apo jo?:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje