Ushtria e Irakut rinis ofensivën për çlirimin e plotë të Mosulit

19 Shkurt 2017, 11:17Bota TEMA

Ushtria irakiane ka rinisur ofensivën kundër Shtetit Islamik për të çliruar pjesën perëndimore të qytetit të Mosulit.

Qindra automjete ushtarake, të mbështetura nga forca ajrore, kanë kaluar përmes shkretëtirës drejt pozicioneve të xhihadistëve në orët e para të ditës së sotme.

Forcat irakiane kanë rimarrë kontrollin e dy fshatrave në jug të qytetit në orët e para të operacionit, siç njofton një prej komandantëve më të lartë. Ofensiva u njoftua zyrtarisht edhe nga kryeministri irakian, Haider al-Abadi.

Gjeneral-lejtnanti i ushtrisë irakiane, Abdulamir Yarallah tha në një deklaratë se njësitë elitare të Ndërhyrjes së Shpejtë morën kontrollin e fshatrave Athbah dhe Al-Lazzagah, dy fshatra që shtriheshin shumë pranë aeroportit të Mosulit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje