(Fotografi ilustrim)
Qyteti i Fierit është tronditur sot nga një ngjarje tepër e rëndë.
Rreth orës 12:20, në lagjen “Bishanakë” në Fier një grua është hedhur nga kati i tetë i një pallati.
Të dhënat e para bëjnë me dije se gruaja ndodhej në gjendje depresive kohët e fundit.
57 vjeçarja me inicialet R.Gj është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit ku aktualisht ndodhet në gjendje delikate për jetën.
Policia ka nisur hetimet paraprake për të zbuluar se cilat ishin arsyet e vërteta që e shtynë 57 vjeçaren të ndërmerte këtë vendim ekstrem.