Ndëron jetë ish-kryetari i komunës Mat, u vetëhelmua me fotoksinë

20 Shkurt 2017, 16:11Kronika TEMA

Ish­-kryetari i komunës Baz në rrethin e Matit, Fatmir Kurti ka gjetur vdekjen.

58­-vjeçari u vetëhelmua me fotoksinë për arsye ende të paqarta.

Familjarët kanë qenë të parët ata që e kanë gjetur 58-vjeçarin në gjendje kritike për jetën.

Ai u transportua menjëherë me shpejtësi për në spitalin e Burrelit, por gjendja shëndetësore erdhi duke u përkeqësuar.

Për shpëtimin e tij u vu në dispozicion edhe një helikopter për ta transportuar në Tiranë .

Mësohet se ish­-kryetari i komunës Baz është vetëhelmuar brenda në makinë.

Lidhur me vdekjen e tij është ngritur një grup hetimor i cili pritet të nxjerë rrethanat që e shtynë 58- vjeçarin të ndërmarë këtë hap ekstrem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje