Ish- kryetari i komunës Baz tenton të vetëvritet

20 Shkurt 2017, 12:14Kronika TEMA

Ish kryetari i komunës së Bazës ka tentuar të vetëhelmohet, teksa është gjetur në gjendje të rëndë në mjetin e tij nga policia.

Informacionet paraprake flasin se uniformat blu janë njoftuar se 59-vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë në mjetin e tij në vendin e quajtur “Rruga Baz”.

M.K po transportohet me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Nga hetimet e para mësohet se ai ka tentuar të vetëhelmohet duke pirë fostoksinë.

Grupi hetimor në vendngjarje  ka sekuestruar nje kuti cilindrike ku brenda saj u gjetën dy tableta fotoksinë.

Po vijon puna  për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje