Policia e Shtetit duket se ka qenë e pregatitur deri në detaje për të mbajtur nën kontroll protestën e organizuar nga opozita e vendit.
Bëhet me dije se të paktën 2 mijë forca policie kanë qenë në gadishmëri të plotë për të ruajtur godinat kryesore.
Uniformat blu ishin të pajisura edhe me kamera trupi të cilat i mbajtën të ndezura përgjatë të gjithë kohës.
Ndërkohë, u vu re që në disa taraca të institucioneve, efektivë të shumtë survejonin protestuesit.
Gjithashtu, një dron fluturoi përgjatë të gjithë kohës mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të monitoruar qytetarët.
Mes turmës mësohet se ka pasur edhe agjentë të inflirtuar si civilë .
Gjatë protestës nuk u shënuan incidente serioze.
Ptuuu mbajne ne dore flamurin kuqezi keta qelbesira te Sali Vuk Karadzic.