Lushnjë/ Shoferi i dehur mashtron punonjësin e karburantit dhe ikën pa paguar

20 Shkurt 2017, 08:27Kronika TEMA

Një 40 vjeçar nga qyteti i Lushnjës ka arritur  të  mashtrojë shitësin e karburantit duke marrë prej tij një sasi nafte prej 106 mijë lekësh.

Efektivët e policisë së këtij qyteti, ndërhynë shpejt dhe arrestojnë në flagrancë shtetasin Elidon Kaçi, banues në Poliçan të Skraparit.

Mësohet se 40 vjeçari ka shkuar në gjendje të dehur afër mesnatës në karburantin  “Neri SHPK” ku ka  furnizuar automjetin tip Benz në pronësi të tij, me targa AA 383 AE.

Pasi punonjësi i ka mbushur sarbatorin e makinës, ai e ka gënjyer dhe është larguar pa kryer pagesën.

Pas arrestimit, blutë e qytetit arritën të konstatojnë se ky shtetas ishte në gjendje të dehur.

Menjëherë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje