Vrasësi ka dasëm dhe ju o krushq të pafajshëm, duke shkelur zakonin dhe burrërinë, jeni të ftuar! Jeni të ftuar në “dasmën mort të katër të vdekunve të pakallun”.
Ju kam menduar krejt ndryshe, ju malësorët e mi. Kurrë nuk më ka shkuar mendja, se baballarët tuaj i’u kanë thënë se mund të shkelni mbi vorre!
As që mund ta mendoja se soj i juaj fisnik, do të përçudnonte fisnikërinë: Të kërcente dhe të harbohej mbi gurët e vorreve dhe emrat e shkruar me gjak, ende të patharë… të vëllezërve!
A thua e ke harruar se sa vlen gjaku dhe haku ti burrë malësie? A vërtetë mendon, se këta që ju keni marrë guximin gabimisht t’i poshtëroni, janë njerëz pa njerëz?! Jo hej burrë, se Zoti është i madh, e “robit i gjinet robi”!
Vërtetë mendoni se, ato jetë vlenin sa një karrige druri, e tani ju doni t’iu a ktheni përsëri plaçkën grabitësve, që akoma nuk i kanë larë duarët e gjakosura?! Kaq pak vleni, sa të shisni veten dhe fisnikërinë tuaj për një copë bukë a për një thes miell?
Natyrisht që në vendin tuaj, ditët janë të shkurtëra dhe me re, e ndoshta një jetë kaq e zymtë nuk i’u dhimbet. Por atje burrëria kushton më shumë se sa jeta, ndaj “mos shkel e t’shitofte zana mbi burrninë tane”!
Mos e shkel e t’shitofte zana e mos kce mbi varr se nuk e ke zakon! Mos bre, mos u bëj palë me vrasësin dhe hjeksin. Më dhimbesh kur të shikoj aty fisniku im i njollosur, i palarë, i parruar, jo se nuk do dhe nuk di… por nuk mundesh nga varfëria që të ka pllakosur.
Më dhimbesh kur të shoh aty të lodhur dhe të mashtruar, jo se nuk kupton por nuk ke mundësi tjetër të zgjedhësh. A thua, kaq keq është katandisur “mburrja” e vendit tim?!
Vërtetë edhe atë që dikur e kishe si gjënë më të shtrenjtë, burrërinë dhe nderin… e ke shitur. E ke shitur duke mbajtur besnikërinë e fjalës, që me zakon nuk vlen për vrasësit që nuk janë “pastruar” nga vrasjet, e që tallen me ty, e të premtojnë se do të lumturojnë dhe veshin me mirësi!
Ai, vrasësi tallet me ty, sepse e di se t’i e mban fjalën… “besa besë”. Nuk e di, si nuk shikon veten tënde të pluhurosur dhe te rreckosur, sikur sapo je ngritur nga varri, përballë fytyrave që shkëlqejnë e gati sa nuk të verbojnë të zotërinjve, që të kanë ftuar të kërcesh dhe të fyesh ato katër djem nënash, që tani më shumë se kurrë, po u rendohet shpirti e nuk po gjejnë qetësi.
Po ti bre burrë, çfarë kërkon aty mbi varret e atyre djemëve, vëllezër me rracë, me gjak e me halle… si ti?! A thua të kanë gjë borxh dhe tani po hakmerresh?!
Mos e t’shitofte zana mos luaj valle mbi shpirtin e atyre, që si ke njohur dhe as nuk të kanë njohur. Nuk është burrëri as “mahi” të bësh dasëm në varreza! Nuk është guxim dhe trimëri të tallesh me të vdekurit! Nuk është fisnikëri, por poshtërsi, që ti malësori im të bëhesh palë me krimin e pandëshkuar dhe të marrësh përsipër gjykimin e vonuar… për të dhënë drejtësi.
Vrasësit dhe hjeksi që të kanë ftuar në “dasmën mort”, nuk kanë nevojë për gjykim, sepse e kanë pranuar dhe deklaruar se do vrisnin edhe dhjetra e qindra, nëse dikush do i afrohej ta prekte karrigen e humbur që u pillte florinj… pra janë të gjykuar.
Tani që e kanë numbur, jargaviten e përloten, betohen e përgjërohen, ti ndihmosh që ta marrin përsëri. Por është shumë vonë për ta, sepse e kanë pranuar fajin dhe presin dënimin e drejtësisë, që vonon por nuk harron.
Ato të mallkuar, për të mos ardhur kurrë sahati i ndëshkimit dhe për atë karrige të lyer me gjak, të kanë thirrur ty, që të festoni si indanët, në ritet mistike, para betejës së madhe për jetë a vdekje. Ti nuk je asgjë tjetër për ata, veçse viktima e radhës e kësaj beteje, që pak gjasa ka, për të thënë aspak se, mund ta fitojnë.
Ti vërtetë o malësori im i zgjuar, ke pranuar që të tallen me ty këto derra të nginjur e të mllefosur që po bëjnë dasëm pa dhëndër?! Largohu dhe rri në varfërinë tënde dhe çohu për nderin tënd, pronën tënde, familjen tënde.
Mos u gënje, sepse ti për ata nuk vlen asgjë! Jeta jote, shtëpia jote me tokë dhe bagëti, kushton sa një unazë në gishtin tyre të mesit, në atë gisht që ata e ngrejnë sa herë kthen kurrizin ti. Ndaj, mos kce mbi varre e t’shitofte zana!
Shkrim brilant . Ai me te vertete po kercen mbi varret qe hapi vete ..
Pergezime shkruesit !
Ka nje coroditje ta papare ne radhet e mediave qeveritare,ne qasjen e tyre ndaj protestes qe po zhvillohet ne Bulevard.
Kjo coroditje,duket ne nervozitetin e madh per shkak se krahasimi qe duan te bejne mes protestes se sotme me ate te djeshme e tyre te 21 janarit,calon calon shume.
Edhe vete nuk po e dine,nese po bejne mire apo keq me krahasimin e dy protestave.Eshte kjo medyshje qe i ka coroditur;e kjo corodi qe i ka bere nervoze.
Thelle ne nenvetedijen e tyre,ata e dine shume mire se eshte absurde te besh krahasim mes protestes se sotme tejet paqesore dhe demokratike dhe asaj te djeshmes,te dhunshmes,te pergjakshmes,protestes fashiste te 21 janarit 2011.
Me 18 shkurt,qe me para bile,kur njoftohej protesta,edhe sot e kesaj dite qe po vazhdon,lideri i opozites dhe thirresi i saj,Lulzim Basha bashke me gjithe organizatoret e tjere por,edhe vete protestuesit e thjeshte,bejne thirrje per proteste paqesore dhe demokratike.
Me 21 janar 2011,qe me pare bile,jave me pare,kur njoftohej protesta,lideri i opozites se kohes,Edi Rama bashke me gjithe organizatoret dhe mbeshtetesit e tjere,benin thirrje per DHUNE ,benin thirrje per GJAK….
Thirrjes se Lulzim BAshes per proteste paqesore dhe demokratike,i’u pegjigj masa e stermadhe e protestuesve.Gjithcka po shkon paqesisht.
Thirrjes e Edi Rames per DHUNE dhe GJAK,per te qene i sinqerte,nuk e di sesa i’u pergjigjen protestuesit qe kishte thirrur,por ai e kishte llogaritur qe ne cdo rast, 300 kriminelet qe kishte mbledhur,paguar dhe instruktuar Sajmir Tahiri me ndihmen e dosheve,do ta pergjaknin protesten gjithsesi.
Dhe ,ashtu ndodhi me te vertete.
Eshte ky element qe e beri protesten e 21 janarit,proteste fashiste.
Vetem pak ore para protestes,Edi Rama,ne kulmin e cmendurise se tij,lajmeroi publikisht se Bulevardi i Madh do te mbushej perplot me kufoma protestuesish.
Edi Rama,keshtu, e shpalli Bulevardin e Madh nje varreze masive,ku do te preheshin mijera kurbanet e tij.
Megjithese nuk ia arriti te bente kurban mijera shqiptare, kater i beri gjithsesi. Qe atehere,per Ramen dhe socialistat e tij,Bulevardi i Madh eshte nje Varr-Bulevard.
Eshte kjo arsyeja,se pse bashibozukeve te tij mediatike,i’u duket sikur protesta e sotme paqesore e demokratike ,po behet mbi varre!
E shihni se me c’mendje te deformuara e me c’shpirtra te percudnuar kemi te bejme?!!
Perhere, kur lexoj reagimet e bashibozukerise qeveritare,ndaj protestes,gjej arsye te reja,se pse kjo gerbule e neveritshme,duhet qeruar nje ore e me pare nga trupi i Shqiperise.
Gjeniale.
Shkrimi me i bukur-domethenes i muajve te fundit ne kete Gazete.
Respekte, z. Bala
E drejte , ne ate vend vrau kate njerez , ne ate vend , po kercen tallava .
Shume sakte .
Llaf me vend. Me ket llogjike askush ska te drejte te protestoje me ne bulevard se shkel mbi varre.
Artikulli ka kuptim alegorik. Nuk thote aspak qe eshte e ndaluar te peotestosh ne ate bulevard. Lexoje dhe nje here dhe perpiqu ta kuptosh. Ne nje moment ai i drejtohet protestuesit: çohu per veten tende per familjen tende, pra protesto por mos bjer pre e qellimeve te uleta te ketyre te pafytyreve qe po te perdorin.
Bulevardi eshte i popullit, te protestoje e te beje c’te doje ne te. Por per kauzen e drejte! Jo te ngrihen dy vrasesit e 21 Janarit te kercejne tallava e te pshurrin bulevardin ne emer te demokracise dhe te zgjedhjeve te lira e te ndershme pikerisht pak muaj para zgjedhjeve.
BRAVO!
Do te thoja pa hezitim shkrimi i vitit te lumte pena mor djal
Zoti marrtë hak mbi të e fëmijët e tij të ndyrë.
Te qifsha gruan edhe gjithe pragun tend.te fala edhe andrit te vertet,Pasi just qiu Rama grate type dhe Mr Kellires prap do vazhdojme ne tju a qime.
Caktivizo auto-korrigjimin nga telefoni, o xhungla me iPhone!
BRAVO ANRI BALA! C’ te them tjeter , nje skice letrare e mrekullueshme te tipit te korifeut tone Nigjen.
Je njesh o lum miku! Shume i sakte!
Shkrim brilant , nivel Migjenian
Thjesht do te doja qe shkrimi te shoqerohej me fotografine e autorit, qe ne e sjellte rasti ta takoj ne rruge, ti shtrengoj doren!
Ke te drejte per shkrimin,por qe je nje enverist i terbum ,nuk do diskutim fare, je,ai babaj jot shpirteror qe 50 vjet mjeroj shqiptaret per te mbajt pushtetin nuk eshte me pak burr i keq, denoje edhe ate nese ke pak dinjitet njerzor,mos u justifikoni me ate se ka 30 vjet qe ka vdekur ,kur per Zogun I qe ka 70 vjet i ikur nuk kurseheni asnjehere ta poshteroni ndonese kohen e tij nuk e keni jetuar vec c’far keni degjuar nga kryekrimineli hoxha !
Besoj se autori i shkrimit do te bej pjese tek ata fare pak gazetare, qe numerohen me gishtat e njeres dore, ne kete vend. Bravo Anri, vazhdo ne rrugen tende se eshte e drejta!
Me ne fund nje shkrim perfekt ne gazeta tema. Urime kryeredaktorit qe i paska dale gjumi tashme dhe pergezime autorit per shkrimin brilant.
Te lumte Anri!
Shkrimi jot Migjenian,do shkaktoje shume “deme” ne kampin kriminal Berishist.Sepse ka shume protestues qe varferia u ka errur arsyen.
skel mbi varre se nuk e ka problem, Thote me vete nuk pyes as per ligj as per kanun ne vendin tem.
Ky shkrim, te cilit po t’i thuash ” i arritur ” do ishte ulje pasi i kalon kufijte e persosmerise letrare, duhet te behet manifest i gjithe shqpiptareve qe duan nje Shqiperi te drejte dhe ne harmoni.
Lexoni Anrin o milet dhe merreni vesh se nga ç’plehra manipulativ e injorant klasik eshte drejtuar dhe vazhdohet te drejtohet ky vend.
big like
Kjo eshte nje pene e forte. Eshte si ato vargjet: Hani pini dhe rrembeni eshte koha e maskarenjeve. Te lumte.
Nje thirrje Migjeniane per malesoret e ndershem por te genjyer e mashtruar.
Te lumte fjala e pena ANRI BALA, perhere ke qene fantastik, kesaj radhe me ke befasuar me kete shkrim MIGJENIAN.
Faleminderit per te gjithe.
Shkrim brilant,mjaft pergezime!
NJe shkrim qe te le pa fjale.JU PERSHENDES PERZEMERSISHT ,suksese ne jete,nje keshille shume vellazerore bej shume kujdes sepse ai miku te vret naten dhe te qan diten
Te gjitha shkrimet e tua mezi pres ti lexoj ,te njejten gje bera edhe sot ,nje bravo shume e madhe te takon o Anri Bala
Respekt per ju,per penen tuaj,ke ngjallur nje realitet ne kete shkrim.
Une qe po e lexoj sinqerisht qe po lotoj.
Te mallkuar qofshin tere jeten ,keta maskarenj e kriminele.
Thjesht I MADH
E verteta e ngritur ne art ne menyre brilante. Ja se cfare perfaqeson ky shkrim.
Duhen bere dy gjera:
Te perkthehet dhe ti shperndahet trupit diplomatik (thjesht si nje proze e shkurter)
dhe çdo mbermje shkrimi te projektohet ne fasaden e kryeministrise,
se bashku me deshmine bankare 200.000 euro që ka marre Shkelzen Sali Ram Berisha
7 dite pasi NUE NIK KALA terhoqi 7 milione euro nga banka.
Mbase s ate çader, do te kete njerez që jo vetem lexojne, por edhe kuptojne.
Nje thirrje per ata qe kane ndonje gram Tru ne koke.
Thirje nga zemra shqiptare thirje nga aresyja e Shqipetareve te ndershem me gjak shqiptari qe sot disa tradhtare hajdute dhe kriminelet e politikes se PD se mundohem me cdo kusht dhe me gjak te paster shqiptare ate gjeme te madhe shqiptare
Artikulli sa I madh dhe krenar per ate qe eshte shqiptar
Si gjithmone shkrim brilant…te lumte djale qe mundohesh tua hapesh syte …respekt per perlen e shkruar!
Jeni te lutur qe kete shkrim ta printoni, ta fotokopjoni dhe ta shperndani kudo, tek cadra e gjakosur, ne rruge, ne autobuze, ne xhamat e makinave dhe vecanerisht ne Kamez. Te gjoret duhet te dine se fare jane duke bere. Atyre duhet tu thuhet se me kete qe po bejne, futen ne borxh me Zotin
perfundimisht po del e verteta,, se jo vetem ky sali serbi eshte serb por keta te gjithe ne proteste jane me origjine serbe,, kur ceshtja shqipetare po avancon si ne SHQIPERI ME VETINGUN. NE MAQEDONI FAKTORI SHQIPETAR SHUME VENDIMTAR PER FORMIMIN E QEVERISE ATJE, NE KOSOVE PO ASHTU, AGJENDA SERBE BASHA BERISHA NE KRYE, ME DESTRUKTIVITETIN E TYRE JO VETEM QE E DEMTOJNE SHQIPERIN, POR PO PENGOJNE TETE AVANCIMIN E SHQIPTAREVE NE RAJON,,, FAZLIC HAMOVIC NAFTA, DETI GERDECI 21 JANARI CEZ E SHUME FAQE TE ZEZA TE TJERA,,,,,,,,,,,,,,,,, TE GJINE KANE ORIGJIN SERBE , DIKUSH DUHET TE MERRET ME KETE CESHTJE,,
O to qe ben Hartime kaq te bukura nuk e di ju jeton dhe cpo thua nuk e di c kuptim ka per ty shitja e votes lavdi apo turp. Nqs nuk e kupton kaq turp, nqs e kupton dhe e pranon je per gjynah se I paske shit te gjitha.Mbyll syte dhe ha ate cop torte qe te Kane dhene dhe mos Mendo per ata qe ke ne familjen tense per te ardhmen e tyre. Vazhdo mbeshtet drogen korrupsionin hajduterine dhe arrogancen .
Nje shkrim brilant .Kush ka ndjenja njerezore duhet te reflektoj.Nuk jame kunder demostrimit por vendi zgjedhur eshte i gabuari…….
Bravo, Të LUMTË! Je shmë realistë. T,Ju marrin shembull gazetarët e tjerë për shkrimet brilante dhe të vërteta që shkruan, sidomos KY!
TË LUMTË!
Fale ketyre partive tona te lodhta e destruktive Shqipnija po ecen me hapa te breshkes ne vende qe te lulzonte e te ishte se paku kah mesi i EU .Berisha po funoset ne balten e merituar qe ne e kuptuam teper vone ne zgjedhjet e fundit ku ky ish keso e aso e qfardo qofte po e tregon qendrimin primitiv e dekonstruktiv te tije gjithandej -mjerisht e fatkeqesisht….