Prokuroria kërkon 16 vite burg për mikun e Mark Frrokut për vrasjen në Belgjikë

21 Shkurt 2017, 13:25Kronika TEMA

Prokuroria ka kërkuar 16 vjet burg për Kristian Morinën (Marinaj), personi që akuzohet si bashkëpunëtor i Mark Frrokut, në vrasjen e Aleksandër Kurtit në 1999 në Belgjikë.

Pretenca e prokurorisë është dhënë gjatë seancës së sotme.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar. I dyshuari, emri i të cilit ndodhet në listën e personave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, njihet edhe me disa emra të tjera, si Kristian Morina (Marinaj) alias Hilë Joka alias Hilë Morina.

“Masa e arrestit ndaj Bytyçit u caktua mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Ai dyshohet për akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim në dëm të Aleksandër Kurtit në 1999 në një stacion treni në Bruksel”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje