Raportuesi per Shqipërinë në BE z. Knut Fleckenstein këshilloi Autoritetin e Informimit mbi të Dhënat e Ish sigurimit të Shtetit që të funksionojë në mënyrë të pavarur nga ndikimet politike dhe të marrë gjithë kohën e duhur për të kriuar nje produkt korrekt dhe të besueshëm.
Eurodeputeti, Z. Fleckenstein u interesua të dinte volumin e punës së Autoritetit, marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe hapat konkrete në funksionimin e arkivave dhe godinës së vendosur ne dispozicion për Autoritetit duke vlerësuar si mjaft të rëndësishme pritshmërinë për punën e Autoritetit nisur edhe nga përvoja gjermane.
Znj. Sula informoi z. Fleckenstein mbi fillimin e punës të këtij institucioni të ri. Informoi mbi aktet nënligjore, vecanërisht VKM nr 98, datë 15.02.2017 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit nën administrimin e Autoritetit Informimit mbi të Dhënat e Ish sigurimit të Shtetit të materialeve arkivore të ish-sigurimit të shtetit, që gjenden në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, Shërbimin Informativ të Shtetit dhe në autoritetet e tjera publike”, rregulloren e brendshme, takimet me donatorë dhe përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë.
Znj. Sula informoi gjithashtu për fluksin e madh të punës me të cilen autoriteti është ndeshur që në momentet e para të krijimit. Ajo tha se kanë mbrritur kërkesat e para nga autoritetitet publike, nga zyra e Presidentit të Republikës dhe Avokatit të Popullit, që përfshin në total rreth 210 zyrtare të verifikuar mbi të dhënat nga ish sigurimi i Shtetit.
Kryetarja e Autoritetit e ftoi zytarisht Z. Fleckenstein për t’iu bashkuar rrethit të miqve të Autoritetit, kërkesë e cila u pranua me kënaqësi nga Z. Fleckenstein.
Eurodeputeti dhe Raportuesi per Shqipërinë në BE z. Knut Fleckenstein ishte i shoqëruar nga z. Jan Rudolph dhe z. Alvaro Benlloch Miranda gjate takimit me znj. Gentiana Sula kryetare e Autoritetit, dhe Anëtarët e Autoritetit z. Altin Hoxha, z. Daut Gumeni, z. Simon Miraka dhe z. Marenglen Kasmi.