Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në ceremoninë e zhvilluar për prezantimin e fanellave të kombëtares ka dhënë një pronocim për mediat në lidhje me sfidën e rradhës që do të jetë kundër skuadrës së Partizanit.
Gjici u shpreh se e vlerson maksimalisht Partizanin, por skuadra e tij duhet të kërkojë patjetër fitoren.
“Absolutisht që futbolli është me të tre rezultatet brenda. Por ne na duhet fitorja. Nuk arritëm dot të marrim trepikëshin në Laç, në një ndeshje në transfertë, në një ndeshje shumë të luftuar, të fortë dhe kuptohet që fusha e Laçit është shumë e vështirë. Duhet patjetër që ne ta vlerësojmë maksimalisht Partizanin dhe të fitojmë jo vetëm me rezultat, por edhe me lojë, që të bindim se jemi për titullin kampion”
Gjithashtu, Gjici u shpreh se tashmë koha ka ardhur koha që titulli të shkojë në Kukës.
“Besoj që ka ardhur koha që të shkojë një titull në Kukës, të shpërndahet pak edhe kampionati në të gjithë Shqipërinë. Besoj se e meritojmë këtë, jemi në vend të parë me meritë dhe do luftojmë deri në fund për të qëndruar në vendin e parë.Besoj se edhe ekipi, edhe stafi teknik, e kuptojnë që sfidat tani fillojnë e bëhen më të vështira. Malorja më e vështirë tani fillon. Nuk janë as pak dhe as shumë 4 pikët diferencë ndaj Partizanit apo 2 ndaj Skënderbeut. Duhet që patjetër t’i vlerësojmë të gjitha ndeshjet. Të gjitha ekipet në Superiore janë shumë të forta”tha Gjici.