Policia turke ka zbuluar një grua, të fshehur në një valixhe të vogël dore, ndërsa transportohej ilegalisht nga një udhëtar gjeorgjian.
Ata fillimisht dyshuan mbi përmasat e valixhes dhe i kërkuan burrit që ta hapte, për ta kontrolluar, kur brenda saj kanë gjetur 22-vjeçaren, të mbështjellë në hapësirën e ngushtë.
Sipas informacioneve, gruaja kishte patur më parë një urdhër ndalimi dhe për këtë arsye, tentoi të hynte ilegalisht në Turqi.