Vrasja që tronditi një shtet të tërë

23 Shkurt 2017, 09:47Lifestyle TEMA
Vrasja që tronditi një shtet të tërë

Një marinar është i dyshuari kryesor për vrasjen që ka tronditur Islandën ditët e fundit.

Natën e 15 janarit, Birna Brjánsdóttir doli nga një klub nate dhe u drejtua për në shtëpi, por nuk mbërriti kurrë atje. Një javë më pas, trupi i saj u gjet në breg të detit.

20-vjeçarja kishte dalë nga një klub nate në Reikiavik dhe kishte ndaluar në rrugë për të marrë diçka për të ngrënë.

Të nesërmën në mëngjes, pasi kishin parë se e bija nuk ishte kthyer, prindërit e saj u drejtuan në polici.

Të paktën 800 njerëz u angazhuan vullnetarisht në kërkimin e saj.

Pasi trupi i saj doli në breg, policia arrestoi dy marinarë, mjeti i të cilëve kishte qenë në të njëjtën zonë natën kur ka ndodhur ngjarja.

Pak ditë më pas, njëri prej tyre u lirua, ndërsa 30-vjeçari tjetër mbetet i dyshuari kryesor.

Hetuesit dhe policia kanë arritur të zbardhin dinamikën e ngjarjeve që kanë ndodhur natën e krimit, por nuk kanë hedhur ende dritë mbi një periudhë 4-orëshe, kohë gjatë të cilës nuk dihet se çfarë ka ndodhur me vajzën.

Ekspertiza tregoi se ajo ka qenë e gjallë në momentin që ka rënë në ujë, por është mbytur.

Një rast i tillë do të ishte një krim më shumë për t’u zbardhur nga policia, por në Isalndë raste të tilla janë tepër të rralla.

Kjo është vrasja e parë në shumë vite dhe operacioni për kërkimin e saj më i madhi në historinë e Islandës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje