Kur Shqipëria nderoi familjet e disidentëve në mërgim, të stërvitur nga CIA për të rrëzuar regjimin komunist, medaljet kthyen kujtime të një përpjekjeje të dëshpëruar që përfundoi me tradhti dhe vdekje.
Nga Fatjona Mejdini
Rreth 64 vjet pasi parashutistët e fundit të Kompanisë 4000 – një grup disidentësh shqiptarë të trajnuar nga CIA për të luftuar regjimin komunist të Enver Hoxhës – u hodhën nga ajri në tokën shqiptare, presidenti Bujar Nishani ka vendosur të nderojë familjet e tyre.
Më 20 shkurt, Nishani lajmëroi se do t’i jepte familjeve medaljen Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Afërdita Gjura, tani 62 vjeçe, është një nga ata që do të marrë medaljen e nderit në emër të të atit.
“Ajo që presidenti bëri ishte një mrekulli dhe ëndrra e tij ati më në fund u realizua”, tha ajo.
“Familjet e Kompanisë 4000 vuajtën shumë gjatë regjimit komunist dhe ato e meritojnë vërtetë këtë. Jemi të gjithë të lidhur nga gjaku i martirëve,” shtoi ajo.
Në nëntor 1950, babai i saj, Ademi, u hodh nga një avion në Martanesh për të përgatitur terrenin e rrëzimit të regjimit komunist që ishte krijuar disa vite më parë.
Gjura ishte pjesë e Kompanisë 4000, një divizion ushtarak i mirëstërvitur për Komitetin Shqipëria e irë, një qeverie e vetëshpallur shqiptare në mërgim e krijuar nga njerëz që kundërshtonin me forcë regjimin komunist të krijuar pas luftës së dytë botërore.
Ai ishte larguar nga Shqipëria katër vite më parë, si anëtar i lëvizjes Legaliteti një grup që ishte kundër marrjes së pushtetit nga komunistët.
Por ai la pas gruan dhe gjashtë fëmijët të cilët u persekutuan egërsisht nga regjimi. Dy nga fëmijët e tij vdiqën në kampe internimi.
Kompania u formua në 1950 dhe rreth 350 anëtarë u trajnuan nga CIA në Bavari, Gjermaninë Perëndimore, me synimin e rrëzimit të regjimit komunist.
Ata kryen disa misione me parashuta nga 1950 deri në 1953, por rezultatet ishin shkatërrimtare. 19 prej tyre u vranë pas uljes në tokë nga komunistët. Të tjerët u kapën dhe u burgosën, ndërsa disa që patën fat ia mbathën në Jugosllavi.
Për një kohë të gjatë, shqiptarët kishin ndenja të përziera rreth të ashtuquajturve “diversantë”. Regjimi i etiketoi ata si grup terrorist që ishin përpjekur të rrëzonin qeverinë e vendit.
Megjithatë, për Afërtida Gjurën, babai i saj ishte një patriot shqiptar dhe anti-komunist i dedikuar, gati të sakrifikonte jetën për lirinë dhe demokracinë.
Megjithatë, ajo tha se ata ishin të tradhtuar që nga fillimi.
“Grupi i tim ati u sabotua nga agjenti i dyfishtë britanik Kim Filbi i cili kishte informacion të plotë rreth misionit dhe ai dha atë sovjetëve që mbështesnin regjimin e Hoxhës,” kujton ajo.
Filbi ishte një oficer famëkeq i inteligjencës britanike që punoi si agjent i dyfishtë për sovjetët.
Ai më pas dezertoi në Bashkimi Sovjetik në 1963, ku vdiq si komunist i papenduar atje në 1988.
“Policia shqiptare po priste t’i kapte ata kur u ulën. Babai im ishte me fat, ai ishte plagosur por ia doli t’ia mbathte në male. Miqtë e tij u vranë,” tha ajo, duke mbajtur në duar librin e Nicholas Bethell rreth asaj që ndodhi “Tradhtia e Madhe – Historia e Patreguar e Grushtit më të Madh të Kim Filbit”.
Pasi u fsheh në male, babai i saj ia mbathi në Jugosllavi ku u kap dhe u burgosur. Pas lirimit të tij, ai jetoi i vëzhguar në Sabak, Serbi, ku u takua me Afërditën, të ëmën dhe u rimartua.
Afërdita lindi në Sabak dhe në moshën 13-vjeçare ajo u largua nga Jugosllavia për në Nju Jork. Ajo arriti të shkelë për herë të parë Shqipërinë vetëm në vitin 1991, e lumtur të takohej me pjesën tjetër të familjes.
Ajo e konsideron veten me fat, pasi ajo dhe nëna e saj jetuan për 17 vjet me të atin në SHBA, megjithëse ai gjithnjë mbarti dhimbjen e pamundësisë për t’u kthyer në Shqipëri.
Shumë familje të tjera të anëtarëve të Kompanisë 4000 nuk i panë më kurrë të afërmit e tyre dhe nuk u lejuan të dinë se si dhe kur vdiqën apo ku janë eshtrat e tyre.
Gjyshi i Arta Leshit, Nuri Plaka, ishte anëtar i skuadrës së fundit të ‘diversantëve’ që u hodh nga parashuta në korrik 1953, sërish në Martanesh. Besohet se komunistët e vranë atë në vend.
“Ai la pas gjyshen time dhe djalin e vetëm… Ajo e mori vesh vdekjen e tij vetëm disa vite pasi ndodhi dhe sigurisht që komunistët nuk i thanë asaj për momentin e vdekjes apo eshtrat e tij,” tha ajo për BIRN.
Pas rënies së komunizmit, Arta dhe babai i saj, Nazmi Plaka, u fokusuan në gjetjen e fatit të Nuri Plakës.
I vetmi shpjegim formal që ata morën ishte një dokument nga arkiva e ministrisë së brendshme shqiptare e hartuar nga komunistët ku përshkruhej vdekja e tij me pak fjalë.
“Meqë nuk u dorëzua, ai u vra,” shkruante dokumenti i 1953, që nuk tregonte se ku u varros.
Megjithatë, ajo dhe i ati besojnë se Nuri mund të ketë kryer vetëvrasje për të mos rënë në duart e komunistëve.
“Ne ndoshta nuk e mësojmë kurrë të vërtetën e plotë të vdekjes së tij dhe eshtrave,” tha Arta.
Ajo tha se vendimi i presidentit për të dekoruar të afërmit dhe anëtarët e mbetur të Kompanisë 4000 ishte i drejtë por i vonuar.
“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë vuajtjen e familjeve. Persekutimi filloi me gjyshen time, me babain, vëllezërit dhe motrat e mia. Isha me fat që isha më e vogla dhe arrita të hyj në universitet pas rënies së regjimit dhe të kem një profesion,” tha ajo.
Arta beson se shoqëria shqiptare nuk e kupton vërtet dëmin real që komunizmi i shkaktoi shumë familjeve.
“Ishin 45 vjet propagandë komuniste dhe kjo nuk është e lehtë për t’u zhbërë,” përfundoi ajo.
ndjej keqardhje qe shqiptaret u ndane ne komuniste dhe antikomuniste..por dekorimi i ketyre “diversanteve” eshte percarje kombetare.
.
ka nje dore satanike qe me keto veprime po percan shqiptaret.
.
si eshte e verteteta:
Se kush ishte enveri lexoni intervisten e censuruar e gazetarit Morris W. Rosenberg marre Enver Hoxhes pikerisht ne 30 nendor 1944 dhe botuar dy dite me pas ne NYT
Per tu bindur ndiqni emisionin video
http://www.youtube.com/watch?v=AFsJFBnEPeE
me titull Enver Hoxha, buka e thyer me amerikanët/Pjesa I& II
ku gjoja ben fjale per hezitimin e shqiptarëve për tu lidhur me Perëndimin qe ne fakt ishin Amerika dhe Anglia qe e shiten shqiperne te Stalini ose me sakte te Tito..
Ne kete interviste dhe ne pjeset e dokumentarit vihet re se drejtimi nr 1 i enver hoxhes ishte Amerika…por kete te fundit e mbyste akoma Anglia qe ishte pambarimisht armiqsore me shqiperine.
.
Nje njeri normal nqs se do analizoje thirrjet e Harri Fullzit nga Bari Italise…thirrjet e Tomas Stefanit nga Tirana dhe me vone te J.E.Jakobsit drejtuar DASH-it (te shurdhuar) qe njiheni Shqiperine zyrtarisht se do kaloje ne prehrin e Stalint nuk u ndegjuan dhe Historia tregoi se amerikanet dhe anglezet na shiten si placke tregu..dhe ajo qe eshte kriminale sot akoma ka neo-fashiste si Romeo Kurvakuqi..qe thone se enveri shkoi te Tito….qe nuk eshte e vertete…enverin e cuan atje vete anglo-amerikanet..
Ndiqeni videon me siper te shikoni se shteti i fundit qe e njohu shqiperine ishte amerika….biles as ne San Francisko amerika nuk e ftoi shqiperine..te pakten si ndegjuese….
.
E duam ameriken por jo me shume se te verteten..Biles kur thuhen te vertetat e hidhura hapur jane sherim dhe per ameriken
Pra eshte amerika dhe anglia qe na shiti te Stalini ….kaq mjafton te themi se ka plas hipokrizia sheshit
Se ku qendron patriotizmi ne keto histori te neveritura diversantesh, vetem Nishani me Meron e di.
Enigma ka njëfare realiteti në replikën tënde por jam kundra me ato që thua se kush ishte qoftëlargu enver..ti mund të kesh lexuar enciklopedi të tëra për enverin por un e kam ndier thellë në shpirt “dorën e ngrohtë” të enverit dhe nënës parti..gjithashtu i kam parë gjurmët e tij në fytyrën e prindëdërve dhe gjyshërve të mi..është e rëndësishme që ne shqiptarët të jemi humanistë dhe realistë dhe ta varrosim njëherë e përgjithmonë atë mentalitetin e keq për “diverssantët” apo “armikun e klasës”sepse këto ishin përralla imagjinare të diktatorit për të fortifikuar pozitat e tij..nuk pres që politika shqiptare të rehabilitoj “armiqt” e enverit sepse këta dhe baballaret e tyre ishin bashkpuntorët e enverit
Perralla e surratit tat moj PUTANE e persekutuar! Ti nje pjelle bastarde e kolaboracionisteve dhe me tej e diversanteve dhe banditeve ordinere, kurre mos harro se ju dhe raca juaj e ndyre antishqiptare keni bere krime mbi krime! “doren e ftohte” te tradhetise,ate doren tuaj, e kane ndjere ne shpirt me mijra e mijra shqiptare,ashtu sic e kane ndjere dhe gjysherit dhe prinderit e mij! Ne nuk harrojme se sa KRIMINELE jeni ju mor bastarde! Ju ne fakt moret shume me pak nga c’meritonit! Ju duhet te ishit zhdukur nga faqja e dheut,sepse fatkeqesisht edhe sot e kesaj dite ca pinjolle te peshtire si ty ndosin ajrin e atdheut tone! Pthuuuu mutra te pshurrurr ?
I revoltuar më bëhet qejfi që të shikoj të shkumëzosh prej inatit..të kuptoj drejt se çdo të thotë të humbasi gjarpëri dhëmbët ?..
veç kohët ndryshuan dhe haka shkoi tek i zoti,për shpirtin e tij patriotik dhe kontributin gjatë lanç-it gjyshi im u vlerësua si nder i qytetit dhe busti i tij do të qëndroj aty në qëndër si simbol i patriotit të ndershëm që u dënua padrejtësisht me gjyq me dyer të mbyllura dhe dëshmitarë të rremë..ky ishte shteti juaj shoku sekretar që të bardhën ta bënte të zezë e ta linte dobiçin në prehër,ne atë shtet e pshurrëm keqas e bashkë me të edhe bustin e qoftëlargut idhullit tuaj..asnjëherë nuk është vonë që të kërkoni ndjesë për krimet dhe plagët që i hapët këtij populli mirëpo ndjesa është virtyt i njeriut human dhe të qytetëruar ..ti i revoltuar shikoje içik vedin mpasqyrë?? a po të duket vedi për të qytetërum?? cry ?..
Zhak i ZGJEBOSUR qe mban era mut e gjak! Ju jeni funderrina te peshtira te historise shqiptare dhe keshtu do mbeteni ne jete te jeteve, bashke me statusin “e persekutuar” qe ju rri persembari si qimja e bythes ne maje te buzes ? ? ?
Plotesisht dakort @i revoltuari
Perseritje e detyruar :
Ambasada Amerikane ka disa vite qe ka nominuar nje cmim -Kuqali-Adhami ne kujtim te dy nepunesve shqiptare te ambasades ,Loni Adhami dhe Gjike Kuqali te cilet rreth 1947 u denuan nga komunizmi si agjente te imperializmit. Ne oborr te ambasades eshte nje pllake perkujtimore per kete rast ku ate dite te ceremonise muaren pjese politikane shqiptare te te gjitha kraheve si dhe Kryetari Bashkise Tirane i atij viti…..E kujtojme live ambasadorin Arvizu kur tha se Enver Hoxha ka qene nje monster etj…por edhe po te pyetni cilido ambasador amerikan per vitet 1950 do merrni pergjigje qe ato ishin luftetare te lirise dhe vitet ne vashdim treguan kete.Kete opinion kishin shume shqiptare atehere edhe sot. Kete opinion ka edhe Kryeministri i sotem Edi Rama se e ka publikuar qe ne 1992 keshtu qe ne kete ceshtje jane ne nje linje Presidenti Nishani dhe Kryeministri Rama….pra ky eshte opinioni zyrtar dhe publik. Comentet jane te ndryshme ,,KOZi thote > Luftetare te Lirise……tung…
Shtese : Sot ne Kroaci nderohen ato figura politike qe luftuan per nje Kroaci te pavarur dhe te bashkuar edhe pse ne bashkepunim me gjermanet. Nuk nderohen partizanet qe me Titon e Serbet luftuan per Jugosllavine….Dhe Kroacia eeshte pranuar ne gjitha institucionet europiane,,,,,tung….