Aksident i rëndë në Gjirokastër, humbi jetën dy të rinj

25 Shkurt 2017, 09:12Kronika TEMA

Dy të rinj kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Grapsh, ku mjeti tip Ford me targë AA 928 MD ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Mjeti drejtohej nga 30-vjeçari L. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dy pasagjerët e mjetit, G. SH dhe A. N kanë humbur jetën. Të gjithë ishin nga fshati Plesat i Gjirokastrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje