Vila e Argites
Nga vila e Shkëlzenit, tek pafajsia e 21 janarit apo të afërmit e Jozefinës, 23 shkurti është një datë e pasur me skandale për qeverinë e kaluar. Një lidhje rastësore bën që data e sotme të riktheje në vëmendje tre prej skandaleve më të mëdha, të ndodhur në tre vitet e fundit të qeverisë Berisha.
23 shkurt 2011 – Vila dhe “arratisja” e gruas së Shkëlzenit
Shtypi zbulon për herë të parë vilën superluksoze të djalit të kryeministrit Berisha, në Farkë. Vila në pronësi e një biznemeni të huaj, ishte marrë “me qera” nga Shkëlzeni për 2 mijë euro në muaj, një shumë parash që Shkëlzeni e justifikonte me punën e tij si “ndërmjetës”, në shumë afera korruptive të të atit.
Ishte pikërisht zhvendosja e Shkëlzenit në Farkë, ajo që motivoi qeverinë që të niste jashtë radhë rrugën e Unazës së Madhe të Tiranës, e ndërtuar pjesërisht vetëm në segmentin nga Farka tek liqeni Artificial, mjaftueshëm për t’i garantuar djalit të kryeministrit një akses të lehtë me kryeqytetin.
Po në 23 shkurt, u publikuan të dhëna për largimin e dyshimtë të gruas së atëhershme të Shkëlzenit nga Shqipëria, me destinacion Suedinë, vetëm dy ditë pas shpërthimit të Gërdecit
23 shkurt 2012 – Nusja e dajës së Jozefinës, shefe kabineti në Kuvend
Pas emërimit të dhëndrit në ambasadën shqiptare në Paris dhe vëllait në konsullatën në Milano, Jozefina Topalli, në 23 shkurt 2012 bëri një tjetër emërim nepotik, duke emëruar Irma Kocobashin drejtore të Marrëdhënieve me Jashtë të Kuvendit.
Zonja Kocobashi ishte nusja e djalit të dajës së Kryetarës. Rasti u denoncua në atë kohë nga Partia Socialiste në opozitë, por asnjë shpjegim nuk u dha për këtë emërim dhe për shkarkimin e jashtëligjshëm të drejtorit të mëparshëm.
23 shkurt 2013 – Asnjë fajtor për vrasjen e 21 janarit
E nesërmja e dhënies së vendimit për pafajsinë e dy të dyshuarve për gjyqin e 21 janarit. Në një intervistë për “MAPO”-n, Besnik Hoxha, gjykatësi i asaj çështje shpjegonte: “Nuk ka pasur dashje. Neni 76 që e parashikon këtë rast artikulon vrasjen me paramendim dhe format e fajit: dashje direkte dhe dashje indirekte. Këto nuk ndodhën në 21 janar”.
Por, cili ishte gjykatësi që shpalli lirimin e gardistëve në 23 shkurt 2013? Besnik Hoxha ushtronte funksionin si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës që prej 1 Prillit të vitit 2010, pas një vendimi të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që e transferoi atë nga Shkodra drejt kryeqytetit.
Për shumë vite me radhë gjyqtari Besnik Hoxha punoi në Gjykatën e Shkodrës, ku më 12 dhjetor 2002, ishte shënjestër e një shpërthimi me eksploziv në banesë në 1.30 të natës. Sapo dosja e 21 Janarit kaloi për gjykim, shorti vendosi që do të ishte pikërisht Besnik Hoxha kreu i trupit gjykues.
me te tilla afera jane mesuar keto grevistet e sotem ,prandaj kane ngritur cadren qe te mbrohen nga krimet e kryera kur ishin ne pushtet..jane mesuar duke pire gjakun e shqipetareve
sekuestrim sa ma par,jo vetem ktij po te gjithve qe kan vjellur popullin
Ohuuu ju flisni per nusen e djalit te dajes. Ne Azerbajxhan presidenti ka emeruar gruan e tij zv.presidente te pare, ju flisni per kushrinj.
ik o bq, cna duhet azerbaxhani. tqr
Degjuam qe edhe Nishani me llallen po behen gati te shkojne tek cadra e “hajduteve”.Me vertete e keni ju qe Topalli qe harxhonte nafte per tankse do tju japi llogari,ajo ju kapi per leckash dhe ju i lepini gjirin,mire ja u ben,jeni tamam karkaleca.,te paafte karshi nje Kryebanditi si Berisha,sic duket keni frike…leshojeni si Nano dhe lepijini bythen pastaj.