Sekuestrohet një sasi parash prej 50.000 Eurosh në shtëpinë e njërit prej të ashtëquajturve grabitës të Rinasit.
Në vijim të operacionit “Aeroporti”, efektivët e policisë kanë ushtruar një kontroll të imtesishëm në shtëpinë e shtetasit A.P që ndodhej në qytetin e Elbasanit.
Grupi i aksionit arriti të gjejë të fshehura në qese plastike shumën e parave të cilat ishin futur në frigorifer.
Ngrirja e frigoriferit përdorej si kasafortë për të mbajtur shumën e parave.
Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe dyshohet se janë grabiturar në ngjarjen e 30 Qershorit të vitit të shkuar.
Komunikata nga Policia e Shtetit:
Vijon operacioni “Aeroporti”, për dokumentimin e plotë me prova ligjore të grabitjes së ndodhur në Aeroportin e Rinasit me datë 30 Qershor 2016, si dhe për kapjen e autorëve:
Në vijim të punës për dokumentimin me prova ligjore, për sekuestrimin e provave si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të grabitjes së vlerave monetare në Aeroportin e Rinasit që transportoheshin nga policia private “Nazeri 2000”, ju informojmë se: Në Elbasan në banesën e shtetasit A.P, i shpallur në kërkim nga ana jonë si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme Eurosh.
Paratë ishin futur ne qese plasmasi dhe ishin fshehur në frigorifer. Sasia e parave kap shumën 50.000 Euro të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dyshohet se janë para të grabitura në ngjarjen e 30 Qershorit 2016. Vijojnë hetimet.