Dëshmia që fundosi Artur Zoton: "I madhi e ka në dorë çështjen”

21 Shkurt 2017, 21:38Kronika TEMA

Një seri bisedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.

Në korrik të 2016, vetëm tre ditë pas arrestimit të Iljaz Labit dhe katër biznesmenëve Zoto ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare.Mirëpo 8 muaj nga kjo dorëheqje, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Vendimi për ndalimin e tij është marrë ditën e djeshme, ndërkohë që menjëherë është bërë ekzekutimi i tij.Vecc përgjimeve, kundër Zotos në prokurori ka dëshmuar dhe vartësi i tij,Iljaz Labi, i cili ka pohuar se ai ska pasur dijeni fare për këto prokurime, por e ka udhëzuar drejtori Zoto që të takonte njërin nga biznesmenët, Ylber Kalaja.

Tashmë Zoto, do i bashkohet në burg ish-vartësit të tij Iljaz Labi, i cili prej 8 muajsh vijon të qëndrojë në qeli. Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se në tenderat e ushqimeve në burgje Labi dhe Zoto kanë bërë korrupsion duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.Mirëpo fati i qëlloi që të dy të arrestohen dhe futen në burg, duke provuar vetë ushqimin e burgut, që ata e tenderonin, duke bërë korrupsion.

“I madhi e ka në dorë çështjen”

Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbalë me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i arrestuar ka qënë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.

Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër-arrestim në muajin korrik, por pas tetë muaj. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zv/ndësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja,Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ja justifikuar largimin ish-ministrit të Drejtësisisë Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë.

Por në një seri bisedash të përgjuara,të cilat “Shqiptarja.com” i disponon mes të tjerave pasqyrohet dhe një bisedë mes biznesmenëve Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, ku Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë kishte bërë. Nga ana tjetër Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. “Ai”, i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do ti kthente një përgjigje.Por sipas dy bashkëbiseduesve nuk e kishte çuar akoma sepse ai i madhi (Për Drejtorin) ishte në Lezhë.

Elidiani i thotë Nexhmiut se çdo gjë i kishte thënë atij se çdo gjë e kishte me Bertin.Më tej në përgjimet e bisedave mes biznesmenëve tregohet qartë se thuajse të gjithë drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve janë të krimbur në korrupsion, aq sa pronari i kompaniës “Vllaznia” Ylber Kalaja nuk pranon të shkojë në katin e dytë të drejtorisë, pasi thotë se fillon xhelozia me ata të katit të parë, dhe kërkojnë të gjithë pastaj. Më tej në përgjimet e siguruara nga “Shqiptarja.com” tregohet se zyrtarët e Burgjeve kërkon 20 milionshin, sapo nënshkruhej kontrata me kompanitë ose kur kryhej arkëtimi i parave nga llogaria e Drejtorisë së Burgjeve në llogarinë e kompanisë kontraktuese.

Në një bisedë mes Elidianit dhe Ylberit, ai i thotë këtij të fundit:”… ata i deshën të datës së sotme të tëra o burrë,se unë i kisha porositur që dje, këta janë allahu na ruajtë…”.Mes bisedave të përgjuara është dhe një konflikt mes anëtarëve të këtij grupi, të cilët pranojnë se janë të organizuar dhe se Elidjani në konflikt e sipër i thotë se nëse doni ta prishni grupin prisheni “…Shëndet, unë prish grupin që sot dhe mos i bjer më telefonit tim…”.

2 komente në “Dëshmia që fundosi Artur Zoton: “I madhi e ka në dorë çështjen””

  1. @rturi says:

    I madhi eshte vetem nje: Likja! ?

  2. agim says:

    Eshte i LSI se Ilir Metes edhe ky Zoto. Besoj se e ka tenderuar mire ushqimin e te burgosurve, ndaj le ta shijoje per nje kohe te gjate. Eshte per te ardhur keq qe Ilir Meta nuk arriti ta mbroje deri ne fund. Siç duket nuk ia ka dhene pjesen takuese te plote Ilir Metes. Le te shpresoje ne çorben dhe rremujen qe po ben Sala bashke me Ilirin per te mos implementuar ligjet e reformes ne drejtesi dhe me vone te mund te dale nga burgu, ndoshta dhe i “pafajshem”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje