Qëlluan me grushte e shqelma ish-deputetin e PS-së në Lezhë, në kërkim nipat e Arben Ndokës

21 Shkurt 2017, 13:32Kronika TEMA

Persona të paidentifikuar sulmuan dje në drekë ish-deputetin e PS-së, aktualisht nënkryetar i Qarkut të Lezhës, Agustin Markun.

Ngjarja ka ndodhur teksa Marku ka dalë nga një kafene në Lezhë.

Të njëjtat burime thonë se Marku ishte vetëm kur dy persona e kanë goditur me shqelma dhe grushte.

Ngjarja konfirmohet edhe nga Policia e Lezhës, por Marku nuk ka bërë kallëzim për këtë.

I kontaktuar nga “Panorama”, Agustin Marku konfirmon incidentin, por thotë se nuk ka dijeni për personat që e kanë bërë dhe për motivet.

Dy të rinjtë e shpallur në kërkim janë nipat e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Sipas burimeve, ata janë Klajdi dhe Samuel Aleksandër Ndoka, të dy banues në Lezhë.

Njoftim i policisë

Më datë 20.02.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasve: K.N. 21 vjeç dhe S.N. 18 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Këta 2 shtetas dyshohet se rreth orës 13:30, në lagjen “Skënderbeg” të qytetit Lezhë, para një lokali, për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A.M. 54 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë N/Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë.

Pas ndihmës së nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasi A.M. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale për dy vëllezërit u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

1 komente në “Qëlluan me grushte e shqelma ish-deputetin e PS-së në Lezhë, në kërkim nipat e Arben Ndokës”

  1. Fuck it says:

    Eshte ajo historia qe tha bash vrasesi Hollandez. Tja qine robt policia para se te daling ne gjyq. Te kapin dhe kete njeshin ndoken e tja qine robt dhe ktij. Se ky I ka derguar. Ah harova, do ti ncjerin te pafajshem ndonje qjykates I kapur nga Saliu. Shtet muti. Ka mbaruar me kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje