Katër persona janë arrestuar nga policia italiane për prostitucion ditën e sotme në Piaçenca.
Një prej të arrestuarve është shqiptare, e cila ka thënë se është shfrytëzuar nga bashkëshorti i saj italian, një shqiptar tjetër 31-vjeçar dhe nga një 37-vjeçar tjetër italian.
Vajza shqiptare ka rrëfyer tmerrin në policinë italiane, duke thënë se ajo është detyruar që të prostituojë edhe në muajin e 8 të shtatzanisë.
Gjithashtu, shqiptarja ka bashkëpunuar me autoritetet dhe ka treguar se pjesë e kësaj bande kanë qenë edhe vajza minorene, kryesisht nga Moldavia.