Zbulohet forma e re e transportit të drogës

22 Shkurt 2017, 18:00Kronika TEMA

Është zbuluar një nga format e reja të trafikut të drogës nga trafikantët.

Edhe pse kemi dëgjuar shumë alternativa të ndryshme për transportimin e lëndëve narkotike, ky rast  është mjaft i habitshëm.

Disa persona kanë tentuar të transportojnë drogë përmes zarfave të postës.

Ata kanë paktetuar një sasi prej 775 gr kanabis dhe e kanë postuar për në shtetin e Greqisë.

Gjatë skanimit të pakove postare,  është bërë e mundur sekuestrimi i drogës.

Ende nuk ka një informacion konkret lidhur me personat që mund ta kenë vendosur lëndën narkotike në zarf.

Autoritetet kanë nisur hetimet paraprake për të zbuluar destinacionin e drogës dhe për personat që e prisnin atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje