Kishte kohë që po përpiqeshin të na mbushnin mendjen që z. Basha ishte një profil tjetër në politikën shqiptare, i vetmi nga politikanët e shkolluar në perëndim, etj. etj., por tani, për këdo është e qartë që nuk ka e s’ka se si të ketë debatikas në shkollën hollandeze.
Braktisja e z. Basha, me një grusht militantësh që ndërrohen me turne sipas rretheve, është dështimi i plotë i lidershpiti të tij për ta shdërruar çadrën në një magnet që do të thithte të gjitha pakënaqësitë nga qeverisja e sotme. Refuzimi i z. Basha nga fshatarët e Zharrësit që dukej më tepër si revoltë kundër tij, është një tregues i qartë i dësëhtimit të tij: zgjidhjet e problemeve, dhe problem ka shumë, nuk mund të vijnë prej atyre që i shkaktojnë.
Ka shumë arsye pse z. Basha nuk frymëzon, por kjo nuk ka të bëjë as me shkollimin e tij, as me përvojën e tij te UNMIKU në Kosovë, as me artificin e KOP-it për ta katapultuar atë në politikë, as me faktin që ai ka qenë dhe kamarier në Rinas. Arsyeja kryesore e dështimit të tij qëndron në faktin se ai është një lider të cilit lidershipi i është dhuruar dhe ky është rasti i vetëm në historinë shqiptare të këtyre njëqind vjetëve të fundit. Njëkohësisht, te ky fakt shprehet dhe cinizmi më i madh i z. Berisha kundrejt partisë së tij, e cila ka pranuar, pothuajse pa kushte, ta ketë atë bankierin e vetëm që luan në bursën e politikës sonë.
Por, më e keqja është se kjo gjë duket si fatalitet. Dhe duket sikur, megjithë dështimin spektakolar të z. Basha, në partinë demokratike, në lidershipin e saj nuk ka asnjë shenjë reagimi. Si fjala vjen, një mocion për kryetarin dhe një kërkesë për dorëheqjen e tij, që do të kërkonte një mbledhje të Këshillit Kombëtar të saj, apo, fjala vjen, një grup deputetësh që do t’i kundërviheshin bojkotit të parlamentit dhe rrugës pa krye të destabilizimit të vendit, etj.
Në të kundërt, duket sikur i gjithë lidershipi i Pd-së bën sikur nuk kupton dhe rri në pritje të një degradimi të mëtejshëm të banalitetit në partinë e vet, duke pritur sërish që zgjidhjet të vijnë po prej z. Berisha. Që do të thotë, me fjalë të tjera, se i vetmi objektiv i tyre është qenia në listën e deputetëve, që do të miratohet po prej një njeriu, si gjithnjë, po prej z. Berisha. Dhe, natyrisht, askush nuk duket të jetë i aftë të kuptojë se nëse vijohet kësisoj, nuk jemi përballë një humbjeje tjetër të Pd-së në zgjedhjet që po vijnë me shpejtësi, po përballë një humbjeje katastrofike të saj.
Që tani po duket qartë që skena politike po zvogëlohet në dy aktorë, Ps e LSI, plus PDIU-në e Agrarët, kurse PD, me Bashën po vetëpërjashtohet. Tetë ditët në çadër që qëndron e vetmuar në mes të kryeqytetit përballë furisë së Vetingut që fryn nga të gjitha anët këndej e përandej detit, duhej të kishin qenë të mjaftueshme për ta kuptuar këtë gjë. E megjithatë, partia e lirisë e ngujuar në çadrën e “lirisë”, duket e mbushur plot e përplot me skllevër.
Në rastin më të mirë, presin të jenë në listën e deputetëve. Në rastin më te keq presin t’u kthehen punëve të tyre e t’u gëzohen profiteve që vijnë prej të qenit deputet pa qenë. Por, gjithsesi, edhe nëse krijohen kushtet pas zgjedhjeve që z. Basha të japë dorëheqjen, ata do të jenë duke pritur që lidershipi t’u durohet, e jo të luftojnë për të.
Se, në fakt, luftë për lidershipin e Pd-së fillon tani, madje në kushte emergjence. Ky do të duhej të kishte qenë leksioni që kjo parti do të duhej ta kishte marrë këto tre vjet: kur lidershipi dhurohet e nuk fitohet është njëlloj si të jesh pa lider.
Në këtë mes, z. Berisha këto tre vjetët e fundit nuk është më laborator, po muze. Një nga muzetë më pikantë të tunelit të tranzicionit shqiptar.
Në shkollat hollandeze nuk ka debatikas që e presin lidershipin si dhuratë.
Z.Bregu, Z.Selami, ku jeni?
Pse e latë në baltë PD?
Po s’lëvizët ,ja u rrëmbeu Berisha.!
Në fakt ,ai e ka .
Por,çpo kurdis që po rri kaq urtë?
Kini kujdes!!
ZOTI MET!!
Luli është i vocër.Këto janë punë për të mëdhenj.!
Ishalla nuk i mbeten në dorë më plakut,se na mori
lumi pastaj.!
Nje nga debatikasit e shkollave hollandeze eshte luli hajduti , une nuk e di cka mbaruar ne hollande , ama mesime te mira ka mare , si te vjedhi , shkolla te tilla ka kudo , vajt ne hollande luli , e beri sala specialist,
Kryetar I PD te behet Fatos Thanas Nano!
Ore , ju komentues dhe ky Meti i artikullit , cfare mutin keni qe krahasoni Debatikasit me Lul Bashen e zagaret e tij !?
Debatikasit ishin antifashiste dhe luftonin e punonin per clirimin e Shqiperise ! Nuk ka asnje lidhje te njehsosh e te barazoni djemte e Debatikut , nje pjese e te cileve dhane edhe jeten ne lufte kunder nazi-fashizmit , me banden e Pe.De.-reve te Bash-Berishes !
E more vesh or Met Dervishi ; – gazetar ´´ plepash´´ ?!