Kryeministri Rama ka kujtuar një episod të kohës kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit të Elbasanit.
Duke folur për universitetet private të hapura gjatë qeverisjes së shkuar, Rama tregoi historinë e një taksisti me master në drejtësi.
“Kur kam qenë kryetar bashkie, merrja një taksi dhe i thoja taksistit ec dhe vetëm fol.
Nuk ka manyrë më të mirë për të mësuar se çfarë ndodh.
Një natë më tha sot nuk të marr lekë se kam marrë masterin në drejtësi.
-Si ia dole se ti je gjithë natën rrugëve, i thashë?
-Jam regjistruar në universitet dhe kam bërë një marrëveshje me pronarin që i çoj fëmijët në shkollë dhe gruan për shoping, në këmbim më dha masterin. Si thua ta bëj dhe doktoraturën, më tha.
Ky mund të jetë një nga ata të vetingut”, tha Rama.
Ai u shpreh ndërkohë, se reforma në drejtësi është ‘ylli polar’ në rrugën e të bërit shtet.
Rama tha se janë gjykatat ato që mbajnë një shtet në drejtpeshimin e duhur.
“Prandaj reforma në drejtësi është reforma e reformave, është ylli polar në rrugën tonë për të bërë shtet.
Sepse në fund fare të gjitha problematikat dhe kontestimet e natyrshme brenda për brenda marrëdhënieve tona shoqërore apo marrëdhënieve të individëve jo vetëm me njëri-tjetrin, dhe janë gjykatat ato që mbajnë një shtet në drejtpeshimin e duhur dhe i japin mundësi individit që të nxjerrë më të mirën nga vetja, i papenguar nga padrejtësië dhe arbitrariteti që lulëzojnë në mungesë të një drejtësie”, tha Rama.
Hapi i radhës tha Rama është vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Vetingu i prokurorëve dhe gjykatësve, për të ndarë gjykatësit e prokurorët që i kanë të gjitha mundësitë dhe kapacitetet morale, profesionale, qytetare për të shërbyer në funksion të një drejtësie të drejtë, me gjykatës e prokuror që nuk mund të rinë asnjë minutë më tepër në pallatin e drejtësisë shqiptare, po të përgjigjen para ligjit”, tha Rama.
Kjo është e para reformë tha Rama që synon të përmbysë sistemin, pasi deri më sot ka pasur reforma që kanë arnuar sistemin e trashëguar.
Ky paska rrjedhur,
I qeka bo mendja Taksi
Ngaqe nuk di me i dhon makines
Mesa duket
Se nuk ka aresye tjeter, kur nuk te pengon njeri
Ti prekesh vet gjerat
Me doren tende
Pa ndihesen
E mediokritetit te nje taksixhiu
Qofte ai
Edhe me master plan !?.
si ata te plepave
Capi Dhia!Duket se nuk e ke ndjekur me vemendje prandaj nuk te pelqen fjalimi i kryeministrit.Ai thot shume drejte,se ne sistemin e drejtesise,ka gjyqetare qe nuk kane pergatitjen e duhur,dhe kane marre diplomen me leke,ose te plepat.
Leri taksisitin,nese nuk eshte bere Minister,Deputet apo Drejtor shkolle,filloje nga te tuat.
Si ka mundesi qe nuk sheh”te zgjedhurit”(holbat) rreth vetes,por shkon aq larg,tek taksisti?
Prenget,Rroshet e kompani,duhej ti largoje qe ne fillim,dhe jo tani qe eshte bere muti Kala.
Nese largohen(i largon) tani,e ben nga presioni dhe jo se je ndergjegjesuar per nje
vendimmarrje te tille,dhe ky eshte nje minus i madh politik per ty.
Pse habitesh z. Kryeminster? Po pyete njehere dhe Min e Jashtem z. Ditmir Bushati, sa shofere ka cuar neper ambasada, qe skane qene shofere, por emigrante ne Itali e gjetke, e me nga tre Universitete shqiptare, e tani i ke shofere ambasadash, verifikoji po nuk besove. Vetem qe nuk jemi te sakte, a jane edhe me master apo e me doctoratur. Pyete ministrin se ai i di me mire.