Bushati në Athinë, takohet me homologun Kotzias

2 Mars 2017, 17:57Politika TEMA

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ndodhet në Athinë, ku ka zhvilluar takime me homologun grek Nikos Kotzias.

Të dy ministrat kanë biseduar gjerësisht për çështjet që prekin marrëdhëniet dypalëshe, me fokus, përfshirë këtu disa marrëveshje dhe rrugën evropiane të Shqipërisë, si dhe tek situata në rajon pas tensioneve të krijuara në Maqedoni.

Bushati dhe Kotzias kanë biseduar kokë më kokë dhe më pas kanë shkuar për të asistuar bisedimet mes komisioneve të përbashkëta të punës.

Takimet janë zhvilluar pa praninë e mediave. Ndërkohë, gjatë mbrëmjes Kotsias do të presë ministrin shqiptar edhe në një takim privat.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati komentoi edhe vendimin e presidentit maqedonas Ivanov, kundër platformës së partive shqiptare.

“Shqiptarët e Maqedonisë janë popullësi shtetformuese dhe në këtë kontekst, frika për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të barabartë, më solide, në përputhje me respektimin e vlerave europiane mbi të cilat qëndron Maqedonia si shtet është një rrugë e gabuar dhe një kurs i gabuar”, ka thënë Bushati.

Nga Athina, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Bushati ka deklaruar se shqiptarët historikisht kanë qenë një faktor shtetformues në Maqedoni.

“Ne kemi qenë të përfshirë në mënyrë principale sa i takon gjithë ecurisë së shtetndërtimit demokratik të Maqedonisë, që nga njohja si shtet i pavarur dhe deri tek mbajtja hapur e çdo kanali komunikimi me faktorin politik, sidomos me faktorin politik shqiptar për të nxitur një kohezion më të madh, që në të vërtetë ka si rezultat një Maqedoni multietnike që orientohet drejt vlerave euro-atlantike”, ka thënë Bushati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje