Presidenti Nishani zhvilloi gjatë ditës së sotme një takim me drejtuesen e ONM Ruiz Calavera.
Pas debateve për bordin e ONM dhe kërkesës së bërë nga ministrit i Drejtësisë Pertit Vasili për rishikim e tij se bie ndesh me Kushtetutën, Presidenti e ka mirëpritur lerën e tij.
Gjatë takimit me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, znj. Genoveva Ruiz Calavera, Presidenti Nishani theksoi në fjalën e tij se e çmon punën e madhe që është bërë deri tani në këtë drejtim.
Presidenti Nishani evidentoi se dy elementët që kanë qenë dhe mbeten thelbësorë për suksesin e reformës në drejtësi janë konsensusi dhe besueshmëria.
Ai inkurajoi zonjën Calavera, dhe nëpërmjet saj institucionet e Bashkimit Evropian, që të nxisin më tej procesin në këtë trajektore, me qëllim rritjen e besimit ndërmjet palëve dhe tek qytetarët shqiptarë.
Kreu i Shtetit gjithashtu theksoi se ftesa e drejtuar ndaj partnerëve ndërkombëtarë për të ndihmuar në realizimin e reformës në drejtësi ka qenë shumë e sinqertë, ndaj përfshirja e tyre edhe në Kushtetutën e vendit, edhe pse përbën një rast unik, është gjykuar si thelbësore për zbatimin efikas të reformës.
Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës informoi se në cilësinë e Kreut të Shtetit ka kërkuar zbatimin rigoroz të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit nga të gjitha palët përfshirë dhe partnerët ndërkombëtarë, siç janë miratuar konsensualisht në Kuvendin e Shqipërisë dhe dekretuar nga Presidenti i Republikës, duke besuar në suksesin e këtij procesi të pakthim.
Në fund të takimit, Presidenti Nishani vuri në dukje edhe domosdoshmërinë e shmangies së çdo tentative për politizimin e procesit, duke inkurajuar transparencën, paanshmërinë dhe kushtetutshmërinë e tij në çdo etapë.
o te pafytyre qe flisni per pavaresi dhe jo politizim, keni 30 vjet qe na keni bere inferior tek greku e serbi dhe jeni bere zengjina me soj e sorrollop dhe na kini zene rrugen dhe nuk tundeni. Do bini por kur te bini do beni zhurme te madhe dhe do ju percmoje gjithe kombi. Po keni gjetur miletin por me perendimin do hidhni valle me nje kembe se nuk ta perton SHBA. Kane rene te gjitha maskat, e fundit fare eshte ajo e LSI, do dalin dhe ata hapur pastaj gjerat do llagarohen. Nuk ia dilni dot SHBA e BE bashke, sado rusi e serbira e greqira te luajne fijet pas.
Presiden m…. si ky ska as nje vend.
Ky eshte Ivanovi i Shqiperis.
He kurva handikape