Protestuesja ndaj deputetit Sali Berisha, është shoqëruar në komisariatin Nr.1 në Tiranë ku po merret në pyetje.
Shtetësja e identifikuar me emrin Eklarina Hoxha, ka folur përpra oficerëve duke thënë se sot ka thënë në protestë atë që ka ndjerë vërtetë.
“Nuk bëra asgjë. Thashë vetëm atë që ndieja; Rroftë Edi Rama. Kjo është bindja ime”, mësohet të ketë thënë ajo.
Hoxha po mbahet në ambjentet e komisariatit për ta mbrojtur nga ndonjë sulm i mundëshëm prej militantëve të Partisë Demokratike. Këta të fundit duken mjaft të nxehur me të pas kundërvënies që i bëri fjalës së Berishës dhe kanë tentuar ta dhunojnë.
Tek sa deputeti demokrat po fliste, ajo ju drejtua atij duke i thënë se s’mund të vijë në pushtet me dhunë.
“Doni të vini ju në pushtet duke thyer xhamat e duke shpuar gomat. Po lekët që mi morët mua. Mashtrusa. Rroftë Edi Rama!”, i ka thënë gruaja.
Por pas këtyre fjalëve, militantët e PD-së shkuan me vrull drejt saj për ta rrahur.
Ndërhyrja e shpejtë e deputetes demokrate Majlinda Bregu solli që të rinjtë të qetësoheshin dhe të tërhiqeshin pas.
Ky incident dhune brenda çadrës shënon rastin e dytë në një kohë të shkurtër.
Veç pak ditë më parë, një militant i Partisë Demokratike qëlloi Kreshnik Spahiun, i cili sot për sot është aleati më i fortë i Bashës dhe Berishës brenda çadrës.
Po perse duhet ta godasin nje qytetare qe nuk eshte dakort me cfar thot Berisha apo Basha, ajo mund te simpatioi PD-ne, por eshte kundra dhunes, kundra coimit te gomave, thyeries se xhamave etje dhe ka permendur Ramen qe eshte tanam qytetare dhe jo shpellar, e mbron institucionin me nje kordon police femrash qe nuk frasin njerez.
sherifi, eshte fare e thjeshte. Gjuha qe dine ne PD eshte ajo e forces Nuk mund te presesh me shume nga nje bande rrugacesh qe bejne pjese dhe drejtojne ate palo parti.
Kjo Zonje ka shume te drejte!Bravo te qofte per guximin! Te shpetoi Zoti nga keta njerez vandale dhe injorante militante te PD! Kush na flet per drejtesi dhe zgjedhje te lira?! Krimineli Brisha!
Eshte vlonjate vella, labe qe te me gjak ne vetull aspak e ngjashme me vlonjatet legena qe cfare su beri Sali Berisha me 1997 dhe ci bene i rujten topet. Vrimare e kolaq qe su ben gjaku nje kacidhe. Kjo Hoxha po, bravo i qofte qe ja plasi ne ftyre plakut legen Berisha. Policia ben mire ta lere te lire e po ka sum ti hedh prangat plakut qe shkateroi e po shkatron vendin.