RAPORTI/ Departamenti i Shtetit shqetësim për pandëshkueshmërinë e vrasësve të 21 Janarit

3 Mars 2017, 20:14Politika TEMA

Departamenti i Shtetit sapo publikoi Raportin Vjetor për të Drejtat e Njeriut. Në raportin për Shqipërinë thuhet se “presioni politik, kërcënimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara ndonjëherë e penguan sistemin e drejtësisë nga funksionimi i tij në mënyrë të pavarur dhe efiçiente.

Qeveria shënoi pak përparim në trajtimin e shumë pretendimeve për rikthimin e pronës së marrë gjatë kohës së komunizmit. Autoritetet prishën shtëpi dhe sipërmarrje pa kaluar nëpërmjet procesit ligjor të duhur apo pa iu dhënë pronarëve të drejtën për të marrë shpërblimin e përshtatshëm.

Qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikojnë median në mënyra të gabuara, dhe pati raportime të dhunës dhe kërcënimeve ndaj njerëzve të medias. Gazetarët shpesh përdorën vetë-censurën për të shmangur dhunën dhe ngacmimet, dhe si përgjigje e presioneve nga pronarët dhe kryeredaktorët.

Vazhdoi të kishte tregues të abuzimit të gjerë me fëmijët. Martesat me detyrim dhe të hershme ishin problem në disa pjesë të vendit. Kishte shumë fëmijë të zhvendosur dhe fëmijë rruge, veçanërisht brenda komunitetit rom.

Pandëshkueshmëria mbeti problem. Ndjekja penale, dhe veçanërisht prova e fajësisë, e zyrtarëve që kishin kryer abuzime mbetën sporadike dhe të paqëndrueshme. Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe ata me interesa të forta biznesi shpesh arritën të shmangnin ndjekjen penale.

Autoritetet ndërmorën disa masa teknike, siç ishte pagesa elektronike e gjobave për trafikun, për të përmirësuar përgjegjshmërinë e policisë, si dhe dënuan disa zyrtarë të niveleve të ulëta për abuzime.

Pandëshkueshmëria mbeti problem serioz, megjithëse qeveria bëri përjekje më të mëdha për ta korrigjuar, në veçanti duke rritur përdorimin e provave të filmuara për të dokumentuar dhe proceduar penalisht sjelljen e gabuar të policisë. Në prill, Gjykata e Lartë mbështeti vendimet për një dhe tre vjet të dhëna respektivisht gardistëve Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të akuzuar për vrasjen e katër protestuesve në vitin 2011. “

 

 

1 komente në “RAPORTI/ Departamenti i Shtetit shqetësim për pandëshkueshmërinë e vrasësve të 21 Janarit”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk besoj , se Berisha nuk e ka kuptuar,per ke po bien keto “kembana” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje