Atletico Madridi e ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Valencian në “Vicente Calderon”
Dy gola të sulmuesit të talentuar Antoine Griezmannit dhe një i Kevin Gameiros i dhanë një fitoren bindëse skuadrës së tyre ndaj Valencias.
Një tre pikësh mjaft i rëndësishëm ky për skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone të cilët zhvilluan një 90-minutësh mjaft të mirë.
Me këtë fitore, Atletico Madrid ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 49-pikë të grumblluara pas 26 ndeshjeve.