Tifozat e Partizanit protestë përpara FSHF-së

5 Mars 2017, 20:08Sport TEMA

Pas dënimeve të shumta nga ana e FSHF-së, tifozat e Partizanit do të organizojne së shpejti një protestë përpara këtij insitucioni.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, tifozat e kuq do të protestojën tek zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi sipas tyre ky insitucion ka dënuar disa herë qëllimisht skuadrën e tyre.

Sipas tyre protesta do të ketë si synim vetëm drejtesine sportive.

Deklarata e plotë e Tifozave të Partizanit.

Partizani i ka te gjithe kunder e vetem ne pas !

Sic e kemi pare vazhdimisht kunder Partizanit dhe tifozerise se kuqe eshte perdorur i njejti skenar dashakeqes qe sic dihet eshte i prodhuar dhe i inskenuar nga FSHF ne demin tone dhe per llogari te te perkedhelurve te saj. Partizani eshte penalizuar shpesh padrejtesisht, tifozeria e kuqe eshte denuar shpesh padrejtesisht ! Federata nuk denon trukimet por tifozet. Nuk denon abuzuesit dhe ata qe prishin garen por penalizon e urdheron arbitrime te njeanshme ndaj atyre qe luajne ndershem. Nuk denon policine dhunen, por perjashton tifozerine nga stadiumi. Denon te sulmuarit dhe ledhaton provokatoret. E gjithe kjo padrejtesi duhet ta kete nje fund, e fundin duhet te ja japim tani sa nuk eshte vone ! 
E ashtu sic eshte diskutuar ne te gjitha hallkat organizative te Ultras Guerrils e gjithashtu eshte shprehur masivisht nga tifozet, ashtu kemi vendosur ! Ndaj te gjitha ketyre padrejtesive do te organizojme nje PROTESTE perpara zyrave te FSHF, quajeni modeste apo madheshtore, ne preferojme ta quajme te drejte !

Ndaj ju ftojme fillimisht qe neser te na bashkoheni ne nje mbledhje te hapur organizative qe tek Baza 46 ne oren 20:00. Aty do te diskutojme bashkarisht dhe do te organizohemi, protesta do te kete synime dhe qellime te qarta dhe drejtesine sportive nuk do ta kerkojme aty vetem per tifozerine e Partizanit, por per cdo sportdashes cdo tifoz qe ushqen kete ndjenje per futbollin e qe maskarenjte duan ta shkaterrojne.

Shihemi te Baza 46, neser ora 20:00 !

Ju zyrtaret me kollare vrate pasionin vec per pare !

2 komente në “Tifozat e Partizanit protestë përpara FSHF-së”

  1. AZOTIKU says:

    Ai Erjon Brace po ja mbajti byca le tu coje tek cadra ne bulvard jo tju coje rruges se Elbasanit, se do hani rroten e patates qe tu perveloje zora e trashe.

  2. Iliri says:

    Ti AZOTIKU do jesh pjellë e Dukës me patjetër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje