Kukësi është ndalur sërish duke marrë barazimin e dytë në kampionat.
Verilindorët kanë barazuar në transfertë përballë skuadrës së Flamurtarit me rezultatin 1-1, duke dalë nga kjo sfidë me një pikë.
Një tjetër hap flas ky për skuadrën e drejtuar nga Ernest Gjoka, pasi tashmë distanca mes dy ndjeksëve është ngushtuar.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e 38-të me anë të sulmuesit Danilo Alvesh duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë Kukësi hidhet në sulm për të gjetur golin e barazimit, i cili vjen në minutën e 57-të me anë të sulmuesit Guri.
Minutat në e mbetura dhuruan mjaft raste, por portierët e të dyja ekipeve u treguan mjaft të mirë duke ndalur disa gola të sigurtë.
Sfida u mbyll pa fitues më Kukësin që tashmë mban vendin e parë me me 48-pikë të grumbulluara, po aq sa ka dhe Skëndërbeu që është në vendin e dytë, ndërsa Partizani është në vendin e tretë me 46-pikë, duke e bërë garën për titull akoma edhe më të fortë.
Ndërsa Flamurtari 8-të me 22-pikë duke qenë ende në rrezikun e mbijestesës.