Tifozat e Tiranës i përgjigjen Refik Halilit: Nuk na përçan dot

5 Mars 2017, 23:12Sport TEMA

Tifozat e Tiranës i janë përgjigjur presidentit të skuadrës së tyre Refik Halili pas intervistës së këtij të fundit në “Zona Gol”.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, tifozat i bëjnë me dije presidentit të tyre se  se e keqja e Tiranës nuk vjen nga tifozët, por nga keqmenaxhimi.

Ata e kanë ironizusr në fund, Halilin i cili tha se  është marrë me muzikë në moshën 16-vjeçare.

Deklarata e plotë e tifozave të Tiranës.

Z. Ish-president,
Si fillim, urime per guximin e gjetur per te dale para kamerave dhe qe kete here nuk nxorret ndonje pjesetare te familjes per te folur ne emrin tuaj.
Shprehim keqardhje per keqinformimin mbi Tirona Fanatics, gjithmone nese eshte keqinformim. Te njejtet njerez qe ishin dikur, jane edhe sot pjese e ketij grupimi.
E keni permendur shpesh fjalen “dashakeqe” por mbase shume prej ketyre dashakeqeve jane vec pjelle e imagjinates tuaj. Krijoni armiq imagjinare per te fshehur problemet reale qe Klubi i Futbollit Tirona ka. Problemi rrenjesor i klubit ka qene dhe eshte keqmenaxhimi. Nuk eshte hera e pare, qe Tirona Fanatics protestojne mbi kete fakt. Protestat e para kane nisur qe ne vitin 2009. Vazhdimisht e kemi shprehur mendimin tone se nuk mund te kete nje klub serioz pa nje administrate te mirestrukturuar, por ju kurre nuk e keni marre parasysh kete. Thoni se tifozet shkaktojne probleme. Lutemi te na permendni vetem nje rast kur e keqja e Tirones ka ardhur prej tifozeve.
Njekohesisht luani me shprese per te krijuar percarje mes Fanatics, se gjoja disa paskan qene te mire e disa te keqinj. Por si shpjegohet qe asnje antar i Fanatics nuk eshte i pranishem ne stadium? Thoni se ne jemi vetem pakica e tifozeve. Po shumica pse nuk eshte ne stadium? Deklaroni nje here se i keni shlyer, nje here se po i shlyeni dhe nje here se do t’i shlyeni borxhet. Cila eshte e sakta?! Shpreheni se ne klub pagat jepen ne menyre te rregullt. “Fakti tregoi” rastin Muzaka me shoke.
Me keqardhje qe late boten e muzikes,
Tirona Fanatics

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje