Debati për përgjimin e Donald Trump-it gjatë fushatës zgjedhore nga Barack Obama, ka bërë që presidenti aktual t’i kërkojë kongresit që të hetojë paraardhësin.
Kështu, pas hetimeve qe po kryhen në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, kemi një tjetër çështje po kërkohet të shqyrtohet.
Kjo kërkesë e presidentit amerikan erdhi vetëm një ditë pasi u përfol se paraardhësi i tij i ka përgjuar telefonatat, por pavarësisht kësaj, pretendimet e Trump nuk mbështeten nga asnjë provë.
I pyetur për këtë çështje, James Clapper, shef i zbulimit amerikan gjatë fushatës, ka mohuar kategorikisht që të jetë përgjuar kulla Trump.