Stafi i ish-presidentit Barack Obama i ka konsideruar akuzat e Donald Trumpit “thjesht të rreme”.
Këshilltari i Obamës, Ben Rhodes shpjegoi se asnjë president nuk mund të urdhërojë përgjimin dhe i kërkoi Shtëpisë së Bardhë të jepte shpjegime për këto gënjeshtra të përsëritura.
Ndihmës të Barack Obamës hodhën poshtë akuzat, sipas të cilave ish-presidenti kishte përgjuar atë që do të ishte pasuesi i tij, në fazat e fundit të fushatës elektorale.
Edhe zëdhënësi i Obamës, Kevin Lewis hodhi gjithashtu poshtë pretendimet, duke thënë se administrata e kaluar kishte një rregull madhor, atë të mosndërhyrjes në asnjë hetim të Departamentit të Drejtësisë dhe askush në ekipin e Obamës nuk ka urdhëruar asnjë përgjim. “Çdo aludim i ndryshëm nga ky është pashmangshmërisht i rremë”.
Pretendimet e bëra në një seri postimesh në “Twitter” të presidentit Trump shihen si një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga pikëpyetjet mbi lidhjet e ekipit të Donald Trump me Rusinë.