Shteti Islamik akuzohet se ka përdorur armë kimike në betejën për Mosulin, duke plagosur 12 persona.
Ky konsiderohet si sulmi i parë me armë kimike në betejën që po zhvillohet për të larguar përfundimisht terroristët nga qyteti i rëndësishëm irakian.
Një djalë 11-vjeçar ka pësuar probleme të rënda në sistemin e frymëmarrjes dhe lëkurë, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një foshnje njëmuajshe.
Kryqit të Kuq informoi se substanca e përdorur ende nuk është përcaktuar, por ky rast po trajtohet si një sulm kimik.
“Simptomat e viktimave tregojnë se ata janë ekspozuar ndaj një “agjenti kimik të ashpër”, tha drejtori i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme, Robert Mardini.
Mes simptomave janë flluska në lëkurë, skuqje të syve, irritime, kollitje dhe vjellje.