Erdogan shfyn kundër Gjermanisë

4 Mars 2017, 17:55Bota TEMA

Tonet pajtuese nuk janë karakteristikë e tij. Por tani presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e akuzon korrespondentin e gazetës gjermane,  “Die Welt”, Deniz Yücel për aktivitete spiunazhi për Gjermaninë. Yücel është “një agjent gjerman” dhe “përfaqësues” i partisë së ndaluar kurde, PKK, tha Erdogan. Ndërsa autoritetet gjermane Erdogan i akuzoi për mbështetje të terrorizmit në Turqi.

I fshehur në konsullatë?

Fjalimi që kreu i shtetit turk e mbajti të premten në mbrëmje në Stamboll mund të quhet një shkallëzim i ri në krizën aktuale mes Gjermanisë dhe Turqisë. Erdogan pretendon se Yücel “ka qennë fshehur një muaj rresht në konsullatën gjermane”, para se të paraqitej tek autoritetet turke. Ministria e Jashtme gjermane i hodhi poshtë fajësimet duke i cilësuar ato “pa lidhje”.

Ashtu si pritej, Erdogan shprehu kritika edhe për refuzimin në Gjermani të disa daljeve publike për fushatën zgjedhore pro referendumit të disa ministrave turq. Ministrat turq nuk lejohen të flasin atje, ndërsa përfaqësues të organizatës së ndaluar kurde, mund të flasin publikisht, u shpreh Erdogan. Ai propozon që autoritetet gjermane të “dalin para gjyqit për mbështetje dhe strehim të terrorizmit”. Lidhur me refuzimin e një aktiviteti në qytetin Gaggenau dy ditë më parë, u shpreh edhe ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, duke e cilësuar atë si “veprim fashist”.

Ndalim në Rotterdam

Jo vetëm në Gjermani, përfaqësues të qeverisë turke nuk shihen me sy të mirë edhe në vende të tjera. Holanda nuk është arenë fushate zgjedhore për vende të tjera, shkroi kryeministri holandez, Mark Rutte në Facebook. Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu donte të fliste para publikut më 11 Mars në Roterdam, por me sa duket aktiviteti nuk do të zhvillohet. “Ne nuk do të punojmë për këtë, kjo nuk është e dëshirueshme”, tha Rutte.

Kjo temë mund të kthehet në një provë të vështirë për ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel (SPD). Gabriel telefonoi me homologun e tij, Cavusoglu për situatën. Të mërkurën e ardhshme është planifikuar një takim në Ankara. Ministria e Jashtme bëri fjalë për “një bisedë konstruktive dhe të angazhuar”.

Kritika nga Gjermania

Ndërkohë Parlamenti Komunal Gjerman kërkoi nga qeveria gjermane të mos e delegojë tek komunat grindjen për daljet publike të ministrave turq në fushatë zgjedhore. Presidentja e tij, Eva Lohse është shprehur për “Rheinische Post”, se “problemi i vërtetë është se deri në cilën masë duhet të lejohen politikanët turq të bëjnë fushatë zgjedhore në Gjermani.” Ky problem mund të zgjidhet vetëm mes Ankarasë dhe Berlinit. Ndërsa e ngarkuara e qeverisë gjermane për Integrimin, Aydan Özguz kritikoi reagimet e qeverisë turke si “tejet të ekzagjeruara”. Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann (CSU) bëri thirrje për vetëpërmbajtje. “Gjermania nuk duhet të kthehet në skenë dhe shesh-loje për konfliktet e brendshme turke”, tha Hermann për gazetën “Bild”.

Këtë dielë (05.03) ishte planifikuar të fliste para një salle në Frechen, edhe ministri turk i Drejtësisë, Nihat Zeybekci, por pronari i sallës nuk dëshiron ta vërë sallën në dispozicion. Zeybekci para refuzimit ishte shprehur për agjencinë turke, Anadolu, se “do ta zhvillojë udhëtimin e planifikuar, e ne themi fitorja është e Allahut. Po qe se nuk më japin sallën, unë do të shkoj shtëpi më shtëpi, lokal më lokal”, ka thënë ministri turk. Të dielën është planifikuar edhe një përshëndetje e Zeybekci në një koncert në Leverkusen.

5 komente në “Erdogan shfyn kundër Gjermanisë”

  1. Turku i Gjermanise says:

    o Erdokan!!O “Byrazer” i jone..e ke marre me shume Uryshe….pasi ke Burgusur me Mijra ne Turqi si Pjese e Kompolotit Ushtarake, pa Perjashtuar edhe Nenpunes te thjeshte ne Administrate…tani na je Kthyer nga Europa….ja “Dur” nje Here! merre me javash javash…
    para disa ditesh Kryeministri Juaj ne nje Tubim ne Qytetin e Oberhauzenit na Bente Propagande per ju…per nje “Demokraci Presidencjale”???VERTET??
    Pra gjithe Pushteti per SULLTANIN ERDOGAN…dhe te gjithe duhet ti Puthin Doren Erdoganit….”Uroj” qe mbase te behet sipas Oreksit tende…por NUK E SHIKON SE KE SHUME ARMIQE RETH E RROTULL…Nuk i ke pasur Por i KE BERE TI VETE ARMIQE..akoma edhe Gyleni qe Jeton ne Amerike shoku juaj i Ngushte ishte…po shiko mor Burre se NE PUSHTET NUK KA ASGJE ABSOLUTE..PER TE GJITHE PUSHTETI ESHTE I PERKOHSHEM..sepse ne Funde te GJITHE VDESIN…
    Gjermania ta bene Mire..qe kane Ndaluar disa Mitingje te Ministrave tuaj QE BEJNE PROPAGANDE PER SULLTAN ERDOKANIN..”Harrove” qe ne Turqine Demokratike..nuk te LENE TE SHPERNDASH ASNJE FLETUSHKE TE QUAJTUR BIBEL???Europa nuk do te beje si thoni JU:NDAL EKSPANSJONIT ISLAMIK….

  2. a says:

    Ka pjerdhur fare…si Laveri qe shikonte fantazma, duket se i ka ardhur fundi te shkretit. A ka njeri ti thote Erdo-karit dhe cirakut te tije Ram skizofrenit qe Sulltanateve i ka ardhur fundi 100 vite me perpara.

  3. miri says:

    ketu tju kemeanadollakia

  4. skenderi says:

    lesh arapi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje