Pas Brexit, Britania flirton me Rusinë

5 Mars 2017, 11:45Bota TEMA

Tani që Britania ka dalë nga Bashkimi Evropian, po shikon të gjitha mundësitë për bashkëpunim me shtetet e tjera.

Një treg i rëndësishëm dhe një shtet me potencial të madh është Rusia.

Për këtë arsye, sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson do të vizitojë Moskën në javët e ardhshme, ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij rus.

Kryeministrja Theresa May dhe Johnson e kanë bërë të qartë se politika e Mbretërisë së Bashkuar kundrejt Rusisë do të jetë “aktive por e kujdesshme” dhe se vizita do të zhvillohet duke u bazuar tërësisht në këtë qasje.

Shefi i diplomacisë britanike ka pranuar kështu një ftesë nga ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov për të vizituar Moskën në javët e ardhshme. Kjo do të jetë vizita e parë e një sekretari të Jashtëm britanik në 5 vitet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje