Tubimet e organizuara në SHBA me sloganin “March for Trump” u kthyen në arenë përleshjesh midis mbështetësve të presidentit amerikan dhe kundërshtarëve të tij.
Me dhjetëra persona qëlluan njëri-tjetrin me grushte, shkelma dhe shkopinj, duke krijuar kaos gjatë këtyre mitingjeve.
Dhuna ndodhi në qytete të ndryshme amerikane.
Policia u detyrua që të kryente arrestime në St Paul, të Minnesota-s, ndërkohë që në Berkeley, të California-s, dhjetëra persona kërkuan ndihmë mjekësore.