Premier League/ Chelsea nuk di të ndalet, triumfon në transfertë ndaj West Ham

6 Mars 2017, 23:13Sport TEMA

Chelsea ka mposhtur me rezultatin 2-1 në transfertë West Hamin.

“Blutë e Londrës” kanë vazhduar me formën e mirë në Premierligë duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme duke vijuar rrugën drejt titullit kampion.

Golat për ekipin e Antonio Contes i shënuan Eden Hazard dhe Diego Costa ndërsa për vendasit shënoi Manuel Lanzini.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka grumbulluar 66 pikë, 10 pikë diferencë me vendin e dytë që e mban Tottenham dhe 11 larg Manchester Cityt, por ekipi i Pep Guardiolas ka një ndeshje më pak të zhvilluar – atë ndaj Manchester United.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje