Gega: Synoj të jem gati për 3000 metra me pengesa

6 Mars 2017, 11:10Sport TEMA

Izmir Smajlaj nuk ishte i vetmi atlet që përfaqësoi Shqipërinë në kampionatin europian të atletikës në dyer të mbyllura. Luiza Gega arriti vendin e 5 në garën e 1500 metra, një pozicion larg zonës së medaljes, por që vlen si një përgatitje për kampionatin botëror.

Këtë e konfirmojnë vetë atletja dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, që caktojnë dhe objektivat për kampionatin që do të zhvillohet në Londër.

Luiza Gega: “Ishte një paraqitje e mirë, por nuk ishim të përgatitur për të synuar zonën e medaljeve pasi kemi konfirmuar pjesëmarjen në castet e fundit. Synimi ynë është të jemi gati për 3000 metra me pengesa në kampionatin botëror. Për momentin jam e kënaqur me arritjen e Izmir Smajlaj dhe i uroj suksese.”

Taulant Stërmasi: “Objektivi ynë është të bëhemi gati për garën e 3000 metrave me pengesa. Do synojmë në fillim të thyejmë rekordin kombëtar dhe më pas në Londër të tentojmë medalje.”

Ky mund të konsiderohet si një moment i artë për atletikën Shqiptare, pasi janë dy sportistë që premtojnë për medalje në botërorin e Londrës.

Taulant Stërmasi: “Ky është momenti më i mirë i atletikës sonë. Nuk mendoj se mund të kishim një moment më të mirë.” 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje