Partizani ka rifilluar sot përgatitjet për takimin e radhës ndaj Flamurtarit i vlefshëm për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.
Në orën 12:00 grupi i lojtarëve nën drejtimin e trainerit Starova dhe stafit teknik ka kryer seancën e radhës në kompleksin “Internacional Tirana” në Pezë.
Përgjatë përgatitjeve të sotme nuk kanë qenë prezent Batha, i cili vijon terapinë e rikuperimit dhe Vila si pasojë e një gjendjeje të lehtë gripale.
Panvarësisht reshjeve të dendura të shiut seanca e sotme është zhvilluar me ritme të larta dhe të gjithë lojtarët kanë treguar impenjim maksimal .
Përgatitjet vijojnë të mërkurën sipas të njëjtit program.