Një adoleshente muslimane ka marrë kërcënime me vdekje, pas publikimit të një videoje, ku ajo shihet teksa kërcen “Twerk” në rrugë, e veshur me shami.
17-vjeçarja, shihe të kërcejë në një nga rrugët e Birmingham-it në Britaninë e Madhe me shoqen e saj, por pasi videoja u publikua në rrjetet sociale, komentuesit e kanë kërcënuar atë.
Vajza ka kërkuar falje më pas, nëpërmjet një videoje në Youtube, duke u shprehur se kërcimi i saj kishte qenë “ofendues” ndaj veshjes fetare.
Megjithatë, komentet kërcënuese kanë vazhduar.
Braavo vajza, ne se su pelqeka Anglia te shkojne ne Mosul..ky eshte “degjenerim” i madh , pika qe su bie…