Në çadrën e PD-së këto dy dy javë e pak, nuk ka mbetur njeri pa folur.
Mes tyre ka pasur me shumicë sharlatanë, hajdutë, të korruptuar dhe delirantë.
Por deri më tani, Basha ka shmangur Altin Goxhajn.
Këtij të fundit Basha i ka premtuar para një jave që të flasë para protestuesve, për “pushtimin” sorosian të Shqipërisë dhe SHBA-së.
Vetëm se Basha si duket ka ndërruar mendje, dhe lëvizja antisoros i ka dërguar një letër.
“I nderuar kryetari i Partisë Demokratike, zoti Lulzim Basha
Kaloi më shumë se një javë nga “po” -ja juaj entuziaste për të na lejuar të shpjegojmë tek Shtëpia e Lirisë, tenda e protestës para kryeministrisë, platformën tonë të Lëvizjes Antisoros. Kërkesën me shkrim, në emër të të gjithëve ne ua ka sjellë avokati Altin Goxhaj, por na e hëna e kaluar deri sot të martën, stafi juaj nuk na ka kthyer një përgjigje.
Zoti Basha
Lëvizja Antisoros është një grupim aktivistësh, të cilët kanë faktuar rolin e spekulantit Soros në Shqipëri përmes Edi Ramës dhe një rrjeti të gjerë dhe të mirorganizuar. Denoncimet tona kanë nisur që në vitin 2013, falë aktivizmit të palodhur të avokatit Altin Goxhaj dhe denoncimit të përditshëm me dokumenta, foto e fakte të zbatimit të platformës Soros në dëm të shqiptarëve. Pas denoncimit që i bëri edhe presidenti Trump në ShBA spekulantit Soros, kësaj kauze në vendin tonë mori përmasat e një organizimi të mirëfilltë , të quajtur Lëvizja Shqiptaro – Amerikane Antisoros.
Këto fakte ne kërkojmë t’ua shpjegojmë Shqiptarëve e në rradhë të parë atyre që po vazhdojnë për të tretën javë të qëndrojnë përpara kryeministrisë. Ju kemi kërkuar mikrofonin në një pasdite, në orën 18, kur të jenë të ftuar nga e gjithë Shqipëria dhe gjithë bindjet.
Ju kujtoj edhe një herë se “po” – në tuaj entuziaste e kemi marrë që para se t’ju nisim me shkrim kërkesën. Na duhet tani programimi nga stafi juaj, një pasdreke në ora 18, që të njoftojmë edhe ne auditorin e interesuar e t’ua zbërthejmë në detaje atë që spekulanti përfaqëson në vetvete, ç’kërcënon në SHBA, në botë dhe mbi të gjitha, në Shqipëri”, thuhet në letrën e tyre.
Aq shumë sharlatanë sa kanë folur në atë çadër, mirë do të ishte të dilte të fliste edhe Altini!
Uaaa! Altini! Avokati krimineleve, por mbi te gjitha idioti i idioteve.
HIQMA TULLACLLIKUN